Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputetët e larguar nga Vetëvendosje paralajmërojnë krijimin e grupit të ri parlamentar

10/05/2023 - 19:13
në Kryesore, Lajme
A A
Njihuni me deputetët më të zëshëm në Kuvendin e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy ish- deputetet e VV-së, tashmë të pavarur, Fatmir Humolli e Haki Abazi, po mendojnë të bashkojnë forcat për krijimin e një grupi të ri parlamentarHumolli për Radio Dukagjinin ka thënë se për këtë çështje ka biseduar me Haki Abazin.

“Po, kemi biseduar me Haki Abazin që me bë përpjekje me ndërtu një grup për arsye se në mënyrë individuale nuk ka mundësi çfarë mënyre është duke punuar Kuvendi, deputeti në mënyrë individuale nuk mundet me qenë shumë krijues brenda seancës. E vetmja mënyrë është në grup me i shty gjërat përpara, të cilat mendojmë se ka nevojë Kuvendi I Kosovës dhe ka nevojë Kosova gjërat e mira mi shti në funksion të realizimit të programit politik që e kemi pasur në fushatën elektorale. Kemi rënë dakord me punu bashkërisht në pikat të cilat kemi afërsi mes vete. Hakiu ka disa pikëpamje që ndonjëherë unë s’kam pikëpamje të njëjtë me të, ai nuk ka pikëpamje me mua, por duhet me i gjet pikat e përbashkëta ku kemi mundësi për të bashkëpunuar”, ka thënë Humolli.

Deputeti Abazi disa herë ka ngritur dyshimet se brenda grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka edhe deputetë të tjerë të pakënaqur.

Për këtë, Humolli thotë se do të gjejnë gjuhë të përbashkët me secilin që është i interesuar të shtyjë gjërat përpara.

“Ne do të gjejmë gjuhë të përbashkët me secilin që është i interesuar me i shty gjërat përpara.

Ata të cilët janë të interesuar, ata që kanë vullnet edhe dëshirë me i realizua programin e fushatës elektorale, do të ketë mundësi me gjet gjuhë të përbashkët me neve”, ka shtuar Humolli.

Ndërkohë, deputeti Haki Abazi i pyetur nga Radio Dukagjini për idenë e Humollit, nuk ka dashur të deklarohet.

Për analistin politik, Visar Xani mundësitë për krijimin e një grupi të ri parlamentar janë të vështira.

“Zotëri Humolli edhe në të kaluarën ka pasur disa veprime të cilat nuk kanë qenë një linjë me grupin parlamentar brenda Vetëvendosjes, edhe gjë që është duke e planifikuar një projekt pak më shumë se sa të veprojë në mënyrë individuale. Por, sa janë gjasat për të krijuar një grup parlamentar është e vështirë, për shkak që tani për tani I kemi vetëm z. Humolli nëse llogaritim edhe z. Abazi që me dy deputetë pothuajse është e pamundshme dhe ju duhen të paktën edhe 4-5 deputetë tjerë dhe ndoshta bashkimi me ndonjë grup tjetër parlamentar është më i realizueshëm se sa të krijohet një grup parlamentar tjetër për shkak që numri i vogël i deputetëve dhe nuk ka ende ndonjë shprehje të pakënaqësive të deputetëve dhe të cilët do të ishin potencialisht për tu larguar nga një parti politike qoftë VV ose një parti tjetër”, ka thënë Xani.

Xani ka thënë se Humolli e Abazi kanë një linjë të njëjtë të fushëveprimit politik.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë