Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputetët e VV-së kritika Ramës: E dëmshme dhe e gabuar, në linjë me Vuçiqin – mos koordinimi i tij ndërton mure me Kosovën

28/09/2023 - 20:42
në Lajme
A A
Deputetët e VV-së kritika Ramës: E dëmshme dhe e gabuar, në linjë me Vuçiqin – mos koordinimi i tij ndërton mure me Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Reagime të shumta ka nxitur sot deklarata e kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Duke folur për situatën në veri dhe sulmin terrorist të së dielës, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, Rama tha se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll Veriun e Kosovës.

“Nga ana tjetër, dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë lart dhe shpejt, shumë më shpejt se sa mund të ndodhi në një ditë si kjo, ku vetëm niveli i përfaqësimit në dialog duhet ngritur lart dhe shpejt. Duhet pasur parasysh që kjo të bëhet, vonesa e këtij hapi mund të sjellë dhe një stokë viktimash të një konflikti të hapur. Pikërisht, për të parandaluar viktimat, KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë dhe në samitin e NATO, e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse“, tha ai.

Lidhur me këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se sot në Kuvend sot u tregua fuqia e bashkimit.

“Sot në Kuvendin e Kosovës, treguam fuqinë tonë të bashkimit, por çdo përpjekje ka nevojë për harmoni dhe ritëm”, thotë ai.

Agusholli thekson se e mirëpresin kontributin e Ramës, por që pa koordinim dhe komunikim ka rrezik të ndërtimit të mureve dhe jo urave.

“Kontributin e kryeministrit Rama e mirëpresim por mos të harrojmë – pa koordinim dhe komunikim, kemi rrezik të ndërtojmë mure, jo ura në mes nesh. Mungesa e komunikimit në mes Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos në këto raste duhet patjetër të tejkalohet”, deklaron deputeti i VV-së, për Gazeta Blic.

Ndërsa, deputeti tjetër i VV-së, Agon Batusha, thotë se deklarata e Ramës është e gabuar dhe e dëmton interesin e Kosovës dhe ka qenë kërkesë e Serbisë.

“Është deklaratë e gabuar, e dëmton interesin e Kosovës dhe është kërkesë e kahmotshme e Serbisë”, thotë Batusha për Gazeta Blic.

Kundër deklaratës së kryeministrit Rama është shprehur edhe deputeti i VV-së, Halil Thaçi.

Ai thotë për Gazeta Blic se i vjen keq që një shqipfolës të ketë një kërkesë të tillë, derisa s’ka bërë asgjë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë e Maqedoni.

“Me të vërtetë më vjen keq që nga një shqipfolës e dëgjon një kërkesë të tillë. I njëjti shqipfolës asnjëherë nuk e kemi dëgjuar të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Luginë e as atyre në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët në Luginë janë të shtypur e të diskriminuar, ju mohohen të drejtat elementare e nga ky shqipfolës asnjëherë nuk dëgjuam të ketë marrë një iniciativë për mbrojtjen e të drejtave të tyre. A thua vallë, përse ky shqipfolës është gjithnjë në linjë të njëjtë me politikën hegjemoniste serbe që duan ta zbatojnë projektin e “Naçertanija” e Illija Garashaninit?!” shprehet ai.

Thaçi shton se do të dëshironte që Rama t’i bënte pa vetëdije këto kërkesa si të Vuçiqit dhe të ulej e ta dëgjonte veten.

“Pra, nuk është hera e parë që janë në linjë të njëjtë kërkesat e Vuçiqit dhe Ramës, do të dëshiroja që një kryeministër i Shqipërisë t’i bëjë pavetëdije këto kërkesa, do të dëshiroja që sonte të jetë esëll dhe të ulet e të dëgjojë veten e tij se çfarë flet”, deklaron deputeti i VV-së, Halil Thaçi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë