Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputetët sot e provojnë për herë të fundit të konstituojnë Kuvendin, nëse s’ndodh “Kosova po hyn në territor të panjohur”

26/07/2025 - 08:57
në Lajme
A A
Deputetët sot e provojnë për herë të fundit të konstituojnë Kuvendin, nëse s’ndodh “Kosova po hyn në territor të panjohur”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot është dita e fundit kur deputetët e Kosovës mund të përmbushin obligimin e tyre kushtetues për të konstituuar Kuvendin. Nëse s’ndodh kjo në përpjekjen e 53-të të tyre, “Kosova po hyn në territor të panjohur”.

Gazeta Express

Nga ora 14:00 deputetët sot do të mblidhen në më pak se 48 orë në herën e fundit brenda afatit 30-ditor që Gjykata Kushtetuese iu dha atyre për të konstituuar Kuvendin me një aktgjykim që e nxori në qërshor. Për 29 ditë deputetët s’e përmbushën këtë obligim, ndërsa edhe për sot s’ka fort sinjale se seanca do të mund të prodhojë diçka. Nëse edhe sot s’bëhet konstituimi i Kuvendit, deputetët s’kanë të drejtë të mblidhen për dy javë, sipas një mase të përkohshme që nxori Kushtetuesja para se të nxjerrë një aktgjykim final për t’i dhënë qartësi një situate të paprecedentë që është krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Në sallën e Kuvendit dje shkuan edhe ambasadorë të vendeve perëndimore me një optimizëm se deputetët kosovarë do të reflektonin në seancën e djeshme, e cila u mendua të jetë edhe e fundit.

Por, skenari i njëjtë nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndodhi edhe dje me nxjerrjen në votim të Komisionit për votim të fshehtë, i cili s’gjeti mbështetje në dhjetëra seanca. I vetmi dallim ishte caktimi i vazhdimit të seancës konstituive për sot në më pak se 48 orë për të provuar për herë të fundit konstituimin e legjislaturës së nëntë që doli nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Diplomatët perëndimorë dolën të zhgënjyer nga seanca dhe paralajmëruan politikanët kosovarë se po hyhet në një territor të panjohur.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha pas përfundimit të seancës të premten se Kosova ka nevojë për një qeveri të re që e përshpejton rrugën e saj drejt BE-së.

“Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re e të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e sa drejt BE-së”, ka deklaruar Orav pas seancës.

Më i ashpër e i dëshpëruar për dështimin e seancës së djeshme ishte ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ai ka thënë se kjo klasë politike po zhgënjen popullin e Kosovës dhe se masa e përkohshme e caktuar nga Gjykata Kushtetuese ishte një karton i kuq për të.

“Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet dhe është shumë shqetësuese. Vendimi i djeshëm i gjykatës ishte, nëse flasim me gjuhën e futbollit, mund të themi si një karton i kuq sepse po e pezullon Parlamentin që të marrë vendime”, tha ai para gazetarëve në Kuvend.

Në sallë me kolegët e tij ishte edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili më vonë në Facebook iu ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokadës, para se të nisë zbatimi i masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese.

“Përndryshe, Kosova po hyn në territor të panjohur dhe shtetasit e saj vazhdojnë të humbin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve”.

Që të shfrytëzohen orët e pakta të mbetura bëri thirrje edhe ambasadori francez, Olivier Guerot.

“Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Parlamentit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën. I inkurajoj të gjithë politikanët që t’i shfrytëzojnë plotësisht orët e pakta të mbetura para se të përfundojë afati i Gjykatës Kushtetuese nesër”.

Prezentë në sallën e Kuvendit dje ishte edhe e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, por ajo s’dha deklarim për media.

Shpresat për të ndodhur një zhbllokim i mundshëm në Kuvend janë të varura vetëm te një marrëveshje potenciale mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës. Megjithëse, pozicionet e këtyre dy partive janë shumë të kundërta.

Nisma, e përfaqësuar me tre deputetë në Kuvend, ka kërkuar postin e kryeparlamentarit për kreun e kësaj partie, Fatmir Limaj, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje thotë se një post kaq i lartë s’mund t’i takojë një partie me kaq pak deputetë.

Vetëvendosje po insiston që Nismën ta bëjë partnere në koalicionin qeveritar, por kjo ofertë s’po gjen mbështetje te Nisma.

Limaj, në deklarimet e tij të djeshme për media, s’dha fort optimizëm se seanca e sotme do të sjellë ndonjë zhvillim pozitiv.

Ai tha se partia e tij nuk shkon drejt zgjidhjeve parciale dhe nuk kontribuon që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Kur Nisma të jetë e sigurt se po formohet një shumicë qeveritare, do ta japë kontributin e vet që vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme”.

“Shumicë qeveritare, nuk ka zgjidhje parciale. Është bërë temë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për mua s’ka qenë asnjëherë temë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, fundamenti i kësaj krize është mospasja e numrave të nevojshëm për Qeveri, dhe derisa nuk ka numra të mjaftueshëm për qeverisje, gjërat kanë ngelur ku janë sot”, tha ai dje.

Ndërkaq, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, si në çdo seancë edhe dje zgjodhi të heshtë dhe të mos përgjigjet në pyetjet e gazetarëve për përgjegjësinë e tij kushtetuese që të krijojë shumicën si parti e parë fituese dhe vendit t’ia japë institucionet.

Ndërkaq, liderët e partive të tjera bënë thirrje të mos shkelet Kushtetuta dhe të kthehet në rend dite votimi i hapur.

JU REKOMANDOJMË

“Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

“Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit
19/08/2026 - 00:17

Deputeti i PDK-së, Ariani Tahiri ështṛ kundërpërgjigjur ndaj një deklarate të Halil Gecit (Guxo), i cili e ka quajtir Tahirovski. Tahiri në Klan Kosova ka thënë se kushdo...

Më shumëDetails

“Gjithçka skenar, Kurti po bën filma tragjikë e komikë”, godet Tahiri i PDK-së (Video)

“Gjithçka skenar, Kurti po bën filma tragjikë e komikë”, godet Tahiri i PDK-së (Video)
18/08/2026 - 23:50

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke e akuzuar për bllokim të institucioneve dhe zgjatje të krizës...

Më shumëDetails

Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje

Matoshi: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet, doli me e fortë se asnjëherë më parë!
18/08/2026 - 23:03

Komentatori politik dhe publicisti Halil Matoshi ka hedhur dyshime mbi gatishmërinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik në vend. Duke komentuar...

Më shumëDetails

Rubio e cilëson “të korruptuar”, SHBA-ja sanksionon kryetaren dhe një prokuror të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Rubio e cilëson “të korruptuar”, SHBA-ja sanksionon kryetaren dhe një prokuror të Gjykatës Penale Ndërkombëtare
18/08/2026 - 22:57

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e sanksioneve ndaj presidentes së Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), Tomoko Akane, dhe prokurorit të lartë të kësaj gjykate, Abdoulaye Seye, i cili...

Më shumëDetails

Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet

Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet
18/08/2026 - 22:30

Komisioni Evropian ka komentuar tërheqjen graduale të trupave të KFOR-it nga Ura e Ibrit në Mitrovicë, për çka ka thënë se pret koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet...

Më shumëDetails

Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President

Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President
18/08/2026 - 22:20

Familja e Ilaz Ramajlit ka mohuar se emri i tij është propozuar për president nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë diskutimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Burime...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë