Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka dalë menjëherë t’i vizitojë qytetarët që po e mbrojnë nga rrënimi billbordin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Mitrovicë, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
Pushteti i Faton Pecit tentoi ta rrënojë me bager këtë billbord para pak minutash, por aty ndërhynë qytetarët që e penguan një gjë të tillë.
Ky billbord qëndron në rrugët e Mitrovicës tash e sa kohë si shenjë përkrahje për ish liderët e UÇK-së që ndodhen në Hagë për më shumë se 5 vite./Veriuinfo/












