Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se vendimi i qeverisë për ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët janë “sadaka” dhe “karamele” për mbulimin e dështimit, raporton Gazeta Online Veriu info.
Sipas Haxhiut ndarja e 100 eurove për fëmijët është përpjekje për mbulimin e dështimit në PISA.
Ai ka thënë se përfituesit më të mëdhenj janë oligarkët e bankave.
Postimi i plotë i Haxhiut:
“Sadaka” dhe “karramele” për të mbuluar dështimin!
Nuk ka rritje të pensioneve por ka “sadaka” për pensionistët.
Njësoj Qeveria Kurti u ndan nga 100 euro fëmijëve për të mbuluar dështimin në testin PISA. Ca “karramele” për fëmijët.
Në Kosovë aktualisht perfituesit më të mëdhenj janë oligarkët e bankave!
Në dy vitet e fundit bankat kanë dalë me profit afro 400 milionë Euro nga skemat subvencionale të Kurtit e Murtati.
Kjo Qeveri po punon për oligarkët e bankave , duke varferuara qytetarët.
Pasurimi i bankave po bëhet nga provizionet bankare në emër të “sadakas” e “karrameleve”.
Me ndarje kozmetike të buxhetit nuk mund të mbulohet dështimi në sistemin arsimor.












