
Xhamia e Ibrit zuri vend në diskutimet në Parlamentin Evropian, në kuadër të Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asocim në Strasburg të Francës.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enis Kervan, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se këtë xhami, të djegur e rrënuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, e përmendi, si shkak i një të pavërtete të thënë nga deputeten franceze Ratlamento Dominique Bilde e cila ka theksuar se Manastiri i Deçanit është hequr nga lista e Trashëgimisë Kulturore.
Por, Kervan, shtoi se Kosova ruan trashëgimin kulturore, pa dallime fetare, njëjtë siq ruan edhe Kishat, Manastiren, Xhamitë e objekte tjera.
Ai në Sytë 7 tha se e përmendi Xhaminë e Ibrit, pasi e njëjta nuk u rindëtua kurrë, e kjo është e vetmja e vërtetë për trashëgimin kulturore, dhe jo pretendime të tjera, që sipas deputetit turk, mund të vijnë edhe nga lobi serb.
I pyetur se a mund të rindërtohet Xhamia e Ibrit, që kishte një trashëgimi pothuajse 500 vjeçare, Kervan, tha se rindërtimi i saj, dhe i objekteve të tjera që kanë trashëgimi kulturore, nuk duhet ta pengojnë askënd.












