Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti gjerman Hacker në mbështetje të Bedri Hamzës dhe PDK-së, qytetarëve: Votoni për ata që ndjekin rrugën evropiane

07/02/2025 - 16:38
në Kryesore, Lajme
A A
Deputeti gjerman Hacker në mbështetje të Bedri Hamzës dhe PDK-së, qytetarëve: Votoni për ata që ndjekin rrugën evropiane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti gjerman në Bundestag nga radhët e FDP-së, Thomas Hacker ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Përmes një video-adresimi, Hacker u ka rekomanduar qytetarëve të Kosovës që në zgjedhjet e 9 shkurtit të votojnë Bedri Hamzën, Memli Krasniqin, Vlora Çitakun dhe Bernard Nikajn.

“Kam udhëtuar shumë herë në shtetin e mrekullueshëm të Kosovës, dhe ju, qytetarët e Kosovës, këtë të diel do të vendosni për të ardhmen e vendit tuaj. Ju do të vendosni nëse do të ndiqni rrugën evropiane apo do të mbeteni prapa. Si një liberal, mund t’ju rekomandoj vetëm miqtë e mi të dashur, Bedriun, Memlin, Vlorën dhe Bernardin nga PDK, partia liberale e Kosovës”, ka thënë ai.

Hacker ka theksuar se ata e dinë se çfarë duhet bërë për ta çuar Kosovën, hap pas hapi, drejt Bashkimit Evropian.

“Ata e dinë se çfarë duhet bërë për zhvillimin ekonomik, për arsim më të mirë dhe për bashkëpunimin me fqinjët tuaj. PDK-ja është pjesë e familjes së partive liberale në mbarë Evropën, krahas figurave të rëndësishme si Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, apo Kaja Kallas, Komisionerja e re e Lartë e Bashkimit Evropian. Prandaj, le të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Le të punojmë së bashku për ta bërë Kosovën pjesë të Bashkimit Evropian. Është vendimi juaj. Ju duhet të vendosni në ditën e zgjedhjeve. Ju uroj fat”, ka thënë ai.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi e ka falënderuar për mbështetjen.

“Faleminderit deputetit gjerman, Thomas Hacker, për mbështetjen e tij të fuqishme ndaj PDK-së dhe kandidatit tonë për Kryeministër, Bedri Hamza. Me PDK-në në qeverisje, Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Krasniqi.

Kjo është mbështetje e të gjitha partive simotra nga familja e madhe liberal-demokrate, që janë pjesë e ALDE-s, anëtare e së cilës me të drejta të plota është edhe Partia Demokratike e Kosovës.

VIDEO

JU REKOMANDOJMË

Kandidatja Feride Rushiti në Kuvend, shihet me Glauk Konjufcën dhe deputetë tjerë të VV’së

Kandidatja Feride Rushiti në Kuvend, shihet me Glauk Konjufcën dhe deputetë tjerë të VV’së
28/04/2026 - 15:57

Kandidatja e Vetëvendosjes për Presidente, Feride Rushiti, u pa sot në oborrin e Kuvendit. Rushiti u pa duke u futur në një veturë, ndërsa u përshëndet nga ministri...

Më shumëDetails

Zhvillimet politike, Kurti paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
28/04/2026 - 15:35

Edhe sot po vazhdon përpjekja për zgjedhjen e presidentit. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për orën 19:00, pasi që dhe sot munguan deputetët e...

Më shumëDetails

Musliu: Kosova s’ka nevojë për Feride që heshtin përballë shkeljeve, por presidente që mbron Kushtetutën

Deputetja Musliu: Duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrje kirurgjikale në zemër në Gjermani, fatkeqësisht në Kosovë mjekët ende s’i kanë kushtet për ta bërë
28/04/2026 - 15:17

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për Feride Rushitin e cila siç thotë ajo hesht përballë shkeljeve, por për një presidente që...

Më shumëDetails

Shtyhet seanca për presidentin, veprimi ironik i gazetarëve duket se e “shashtrisi” Albulena Haxhiun

Shtyhet seanca për presidentin, veprimi ironik i gazetarëve duket se e “shashtrisi” Albulena Haxhiun
28/04/2026 - 15:09

Gazetarët e kanë zënë në befasi kryeparlamentaren Albulena Haxhiu pas shtyerjes për herë të tretë të seancës për zgjedhjen e presidentit. Disa nga gazetarët e pranishëm në Kuvend...

Më shumëDetails

VV nuk e vazhdon e vetme zgjedhjen e Presidentit, Haxhiu e shtyn seancën për në orën 19:00

Ndërpritet seanca për presidentin, vazhdon në orën 14:00
28/04/2026 - 14:53

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se seanca për zgjedhjen e Presidentit, që e thirri Vetëvendosje, shtyhet sot për në orën 19:00. “I bëj lutje opozitës që të...

Më shumëDetails

Seanca për presidentin, opozita nuk merr pjesë

Seanca për presidentin, opozita nuk merr pjesë
28/04/2026 - 14:42

Tashmë ka nisur seanca e thirrur për të diskutuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të vendit. Sikurse edhe në dy seancat e djeshme dhe atë që u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Shteti e zbulon kompaninë “Viva Fresh” duke i mashtruar konsumatorët me çmime, gjobitet simbolikisht (Dokument)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Votimi i presidentit, PDK ka një njoftim

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë