Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti gjerman: Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në një proces normal të dialogut

24/06/2023 - 15:12
në Lajme
A A
Deputeti gjerman: Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në një proces normal të dialogut

ARCHIV - Thomas Hacker (FDP) spricht bei einer Plenarsitzung im Deutschen Bundestag. Foto: Bernd von Jutrczenka/dpa/Archiv

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Raportuesi përgjegjës për Ballkanin Perëndimor i partisë FDP në Bundestagun gjerman, Thomas Hacker, flet në një intervistë për DW për sfidat në konfliktin Serbi-Kosovë.

Zoti Hacker, tensionet mes Serbisë dhe Kosovës po rriten dhe dialogu po ngec. Si anëtar i Bundestagut gjerman përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, ju i njihni të gjitha perspektivat. Si e vlerësoni situatën?

Thomas Hacker: Fatkeqësisht, gjatë javëve dhe muajve të fundit, kemi parë herë pas here që njëra palë fajëson palën tjetër. Pas Krishtlindjeve kishim menduar se tensionet më të mëdha – bllokadat në veri të Kosovës – i kishim lënë pas. Tani po përballemi me tensione të reja. Policë rrëmbehen ose arrestohen, nga njëra anë thuhet se janë rrëmbyer në territorin e tyre, nga ana tjetër se janë kapur në territorin serb. Konfliktet sjellin me vete një dinamikë të rrezikshme që është pothuajse e pamundur të kontrollohet. Disa ushtarë të KFOR-it u plagosën rëndë gjatë protestave në fund të majit. Ky është një nivel i ri përshkallëzimi. Tani duhet të jetë vendimtare që të gjitha palët të kthehen në një proces normal të dialogut.

Por kur qeveria e Kosovës tenton të arrestojë protestuesit e dhunshëm, kjo interpretohet si provokim nga ana e Serbisë.

Thomas Hacker: Sulmet ndaj trupave të KFOR-it duhet të ndiqen penalisht. Serbia duhet t’i lirojë tre policët kosovarë menjëherë dhe pa kushte. Besoj se vetëm atëherë do të mund të kthehemi në një fazë dialogu. Duhet të vazhdojmë rrugën e vetme të duhur atë të bisedimeve, të cilën Komisioni Evropian e ka treguar me propozimet e kompromisit. Duhet theksuar se Aleksandar Vuçiq është çdo gjë tjetër, por jo paqebërës në rajon. Ai prej vitesh e ka futur sistemin mediatik nën kontroll. Prej vitesh është lëkundur mes anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Rusisë. Ai duhet të marrë vendimin tani. Shumë qytetarë e shohin qartë të ardhmen e vendit të tyre në BE. Qeveria serbe dhe presidenti Vuçiq nuk mund ta injorojnë këtë fakt.

Çfarë prisni nga pala kosovare, e cila aktualisht po ndjen presionin më të madh?

Thomas Hacker: Që të zbatojë marrëveshjet, veçanërisht në lidhje me komunitetin serb në veri të Kosovës. Janë katër komuna, ndoshta 45,000 banorë, nevojitet një formë e bashkëpunimit të organizuar që do të dëshmojë vlerën e saj në planin afatgjatë. Serbia i ka bërë të qarta kërkesat e saj. Ato sigurisht që nuk duhet të përmbushen të tëra. Por edhe pala kosovare duhet të paraqesë një propozim, një model fillestar që mund të avancohet në bisedimet me Serbinë dhe me pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian. Është sfidë për të dyja palët – për Kurtin dhe Vuçiqin. E di që historia personale e të dyve e bën jashtëzakonisht të vështirë diskutimin konstruktiv. Por marrëdhëniet fqinjësore mund të zhvillohen vetëm nëse dikush është i vetëdijshëm për të kaluarën e tij, por i mban sytë nga e ardhmja. Shembulli më i mirë për këtë është marrëdhënia Gjermani-Francë pas Luftës së Dytë Botërore. Fillimisht ishte një bashkëjetesë paqësore mes ish “armiqve të përbetuar” derisa me shumë punë dhe shkëmbime të rinjsh u zhvillua një miqësi e vërtetë.

Përpjekjet për dialog të deritanishëm kanë rezultuar vetëm në marrëveshje që nuk po zbatohen. Çfarë duhet të bëjnë BE-ja dhe Gjermania për këtë?

Thomas Hacker: Të dyja palët duhet të ndiejnë presion. Edhe pala serbe, duhet ta ndjejë presionin. Në rast nevoje, edhe duke vënë kushte për dhënien e fondeve. Nëse të dyja vendet duan seriozisht t’i bashkohen Bashkimit Evropian – e kjo është perspektiva qendrore për shumë vende të Ballkanit Perëndimor – atëherë kjo nuk do të jetë e mundur pa bashkëpunim dhe lëshime. Pastaj duhet të nënshkruhen, respektohen dhe zbatohen edhe marrëveshjet. Aleksandar Vuçiq ende nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit sepse padyshim që nuk mundet. Megjithatë, kjo marrëveshje është parakusht për të gjitha hapat e mëpasshëm.

Komisioni i BE-së dhe SHBA-të po bëjnë thirrje për zgjedhje të reja në veri të Kosovës. Çfarë kuptimi kanë këto zgjedhje të reja, nëse serbët nuk duan të marrin pjesë, siç ishte në zgjedhjet e fundit të 26 majit.

Thomas Hacker: Gjatë vizitës së saj të fundit në Berlin presidentja e Kosovës tha se i mbështet zgjedhjet e reja në katër komunitetet serbe të Kosovës nëse plotësohen kërkesat e Kushtetutës. Parakusht është që 20 për qind e votuesve të nënshkruajnë një peticion për zgjedhje të reja. Pastaj ato mund të kryhen. Megjithatë, është thelbësore që Aleksandar Vuçiq të mos ndikojë negativisht në këtë proces dhe qëLista Serbe të mund të marrë vendime të pavarura. Nëse pala serbe i bojkoton sërish këto zgjedhje, atëherë duhet gjetur një mënyrë se si të vijohet pa ata. Bashkimi Evropian e mbështetet këtë dialog dhe mbështet të dyja palët në kapërcimin e pengesave.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në konferencën për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz në fillim të kësaj jave se NATO, më konkretisht KFOR-i, është e gatshme të ndërmarrë hapa të mëtejshëm nëse është e nevojshme. A do të thotë kjo se po mendoni të merrni administratën në veri të Kosovës me EULEX-in dhe KFOR-in?

Thomas Hacker: Unë nuk mendoj se tani është koha për të spekuluar për hapat e tjera. Si Bashkim Evropian, ne duhet të sigurojmë që hapat e dakorduar të zbatohen nga të dyja palët. Gjermania është e gatshme për këtë. Duhet të bëjmë gjithçka që bashkëpunimi të funksionojë. Procesi i Berlinit është një platformë e përshtatshme instrumentesh për këtë. Përmes tij, vitin e kaluar arritëm marrëveshje që në të ardhmen do të kontribuojnë për më shumë liri të lëvizjes në vendet e Ballkanit Perëndimor. Fatmirësisht, të dyja vendet, si Kosova, ashtu edhe Serbia, i kanë miratuar këto marrëveshje. Kjo është rruga që ne duhet të përshkojmë. Çdo gjë tjetër do të ishte një e ardhme e zymtë që ne mund ta shmangim.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë