
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj bordit të SHSKUK, raporton Gazeta Online Veriu info.
Ai ka kritikuar ashpër bordin e SHSKUK kur nuk reagoi kur Zyra Kombëtare e Auditimit ua gjeti 12 milionë euro keqpërdorime, e në shumë raste tjera.
Postimi i Haxhiut:
Paska reagu Bordi i ShSKUK-së…!!!
Ju paska dhimtë e verteta e thënë nga ne disa deputetë se shumica e sektorëve të shëndetësisë funksionojnë me ushtrues detyre tash e sa kohë.
Pse more nuk reaguat kur Zyra Kombëtare e Auditimit ua gjeti mbi 12 milionë euro keqpërdorime?
Pse nuk reaguat për skandalet e njëpasnjëshme në ShSKUK, kur u vra Hamide Makashi nën “përkujdesjën” tuaj dhe nuk u bë as përpjekja minimale që të shpëtohet fëmija i saj e palindur?
Pse nuk reaguat për skandalin në Spitalin e Pejës kur foshnja e vdekur masakrohet në lavatriqen e Spitalit të Pejës?
Pse nuk reaguat kur pacientët e onkologjisë për ta marrë një shërbim të radioterapisë detyroheshin me prit nga 3-4 muaj në radhë dhe me shku në Maqedoni të Veriut e në Shqipëri?
Pse nuk reaguat kur Onkologjia mbeti pa barna dhe juve ju tepruan 1.3 milionë euro nga buxheti i barnave?
Pse nuk reaguat kur Klinka e Kirurgjisë mbeti pa penjë e paisje tjera medicinale dhe drejtori deklaronte se janë të detyruar t’i ndreprejnë operacionet?
Pse nuk reagut kur listat e pritjes për opercione e procedura diagnostikuese po rriteshin çdo ditë nën udhëhqjen tuaj?
Pse nuk reaguat kur filloj dështimi i opercioneve në mungese të aneseziologëve, e nje nga aneseziologët tuaja të famshëm u emërua në dy Borde kyqe të shëndetësisë?
Pse nuk reagut kur u keqpërdor buxheti edhe në transport të kufomave dhe procedurat tjera tenderuese ?
Ju jeni Bord i SHSKUK-së dhe jo mbikqyres të Klinikave.I keni ngatërruar pergjegjsitë, nëse kjo ndjenjë ekziston për ju.
Nuk keni faj ju, faj kanë ata që ju kanë emëruar dhe po ju mbajn aty përkunder keqmenagjimit e keqperdorimeve të shumta që ka evidentuar auditori?
Reagimi i juaj se nuk funksionon shëndetësia me UD nuk qendron. Hyni në web faqe te ShSKUK-së dhe e vertetoni sa drejtora e shefa të klinikave e reparteve janë duke u udhëhequr me Ushtrues Detyre.
Spitali i Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit , Ferizajt, Mitrovicës janë me UD.Në këtë të fundit Spitalin e Mitrovicës janë edhe 50 pozita tjera me UD.
1. UD drejtori mjekësor,
2. UD drejtori i administratës,
3. UD drejtori i infermierisë,
4. UD zyrtari certifikues,
5. UD shefi i kirurgjisë,
6. UD kryeinfermierja e kirurgjisë,
7. UD shefi i ortopedisë,
8. UD kryeinfermieri i kirugjisë,
9. UD shefi i urorogjisë,
10. UD kryeinfermieri i urologjisë,
11. UD shefi i ORL-së,
12. UD kryeinfermieri i ORL-së,
13. UD shefi i oftalmologjisë,
14. UD kryeinfermieria e oftalmologjisë,
15. UD shefi i urologjisë,
16. UD kryeinfermieri i urologjisë,
17. UD shefi i anestezionit,
18. UD kryeinfermieri i anestezionit,
19. UD shefi i emergjencës,
20. UD kryeinfermieri i emergjencës,
21. UD shefi i radiologjisë,
22. UD kryeinfermieri i radiologjisë,
23. UD shefi i laboratorit,
24. UD kryeinfermieria e laboratorit,
25. UD shefi i internos,
26. UD kryeinfermieria e internos,
27. UD shefi i pulmologjisë,
28. UD kryeinfermieri i pulmologjisë,
29. UD shefi i dermatologjisë,
30. UD kryeinfermieria e dermatologjisë,
31. UD shefi i neurologjisë,
32. UD kryeinfermieri i neurologjisë,
33. UD kryeinfermieria e infektivës,
34. UD shefi i alergologjisë,
35. UD kryeinfermiere e alergologjisë,
36. UD shefi i patologjisë,
37. UD kryeinfermiere e patologjisë,
38. UD shefi i fiziatrisë,
39. UD kryeinfermieri i fiziatrisë,
40. UD shefi i mirëmbajtjes,
41. UD shefi i autoparkut,
42. UD shefi i barnatores,
43. UD përgjegjësi i depos qëndrore,
44. UD përgjegjësi i kuzhinës,
45. UD përgjegjësi i rrobalarjes,
46. UD përgjegjësi i sigurimit,
47. UD përgjegjësi i higjienës dhe pastërtisë,
48. UD përgjegjësi i oksigjenimit,
49. UD përgjegjës në bioinxhinieri dhe
50. UD përgjegjës në insulator.
A ka nevojë me ju tregu edhe për spitalet tjera dhe për ShSKUK/QKUK sa UD janë?
P.S.
Bord i ShSKUK-së nuk e meriton vëmendjen e deputetëve, ata kanë nevojë për vëmendje dhe hetim nga Prokuroria e Kosovës?












