
Operimi i presidentes Vjosa Osmani në një spital privat në Kosovë ka nxitur reagime të shumta duke e kritikuar për mosbesim në institucionet shtetërore, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Një reagim të tillë e ka bërë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se bartësja e koalicionit të shpresës nuk “guxon” t’ia besojë operimin mjekëve të sektorit publik.
“ Është hera e dytë që presidentja Osmani tregon mosbesim ndaj mjekëve tonë në sektorin publik, të cilët kryjnë me dhjetra operacione edhe me të komplikuara.” – shkruan Haxhiu.
Postimi i plotë:
Koalicioni i shpreses, bartesja e listës zgjedhore me 14.02.2021 e cila fitoi 50.24% presidentja e Kosovës , nuk “guxon” me ia besu operimin, pra jetën e saj mjekëve tonë në sektorin publik.
Ajo zgjedh të operohet në sektorin privat.
Është hera e dytë që presidentja Osmani tregon mosbesim ndaj mjekëve tonë në sektorin publik, të cilët kryjnë me dhjetra operacione edhe me të komplikuara.
Në të ardhmen mund ta shohim presidenten tek e viziton SHSKUK sa për marketing politik, por me çfarë ndérgjegje kur nuk u beson profesionistëve shëndetësor që paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës.
Nuk është problem fatura e operacionit, brengoses është se faturën e mashtrimit, keq qeverisjes dhe keqperdorimeve në shëndetësi po e paguajn qytetarët e Kosovës!
Shërim të shpejtë, Vjosë!
Presidentja e besueshme do të operohej në SHSKUK.












