
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka hedhur kritika të ashpra në adresë të qeverisë për keqqeverisje dhe keqmenaxhim në sektorin shëndtësor, raporton Gazeta Online Veriu.info.
”Keqpërdorimet vazhdojnë, keqmenaxhimi vazhdon… dhe për më keq pothuajse i tërë sistemi shëndetësor po udhëhiqet me ushtrues detyre që nga pozita e ministrit të shëndetësisë e deri te pozita e kryeinfermierisë e përgjegjësit të oksigjenit,” ka shkruar ai.
Haxhiu ka përmendur edhe listën e gjatë gë pritjeve në QKUK për operime për shkak të mungesës së anesteziologëve.











