Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i PDK-së i ashpër me Konjufcën: Tallje, retorikë mashtruese, mashtrim albinian – po e bëni “Zajednicën me autonomi”

09/05/2023 - 09:34
në Lajme
A A
Deputeti i PDK-së i ashpër me Konjufcën: Tallje, retorikë mashtruese, mashtrim albinian – po e bëni “Zajednicën me autonomi”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, e ka quajtur tallje të lidershipit kosovar, deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për dialogun.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se kjo është retorikë mashtruese ndaj me shqiptarët.

“Kjo është tallje e lidershipit kosovar, Presidentes, Kryeministrit dhe Kryekuvendarit me qytetarët. Kjo është retorikë mashtruese me të cilën po manipulojnë me shqiptarët që nga dalja në skenën politike si subjekt politik, përtej “patriotizmit jugosllav” në frymën e të cilit janë rritur e kalitur që në familjet e tyre, të cilin e kanë treguar si organizatë KAN dhe aktivitete për stimulimin e martesave në mes të rinjve e të rejave serb e shqiptarë, apo standardeve që do ta krijonin terrenin politik për implementimin e parimeve të “lëvizjes për Jugosllavinë”, të jugonostalgjikëve të udhëhequr nga Veton Surroi e marioneta e tij patetike Albin Kurti, të “jugoslavenve të bashkuar” për “Jugosllavinë e re””, thotë Berisha.

Deputeti i PDK-së vlerëson se VV ndërtoi kauza të rreme me të cilat e helmuan brezi e ri dhe mërgatën.

“Në kontekst të këtij objektivi programor edhe nxitën luftën e urrejtjes dhe mohimit të çdo arritjeje me rezistencën paqësore aktive dhe vetë luftën për liri të UÇK-së, deri aty sa e cilësuan edhe vet aktin e pavarësisë si akt tradhtie. Ndërtuan kauza të rreme me të cilat e helmuan brezin e ri dhe mërgatën, me urrejtje ndaj vlerave të lirisë dhe bartësve të luftës për liri dhe vet shtetit”, potencon Berisha për Gazeta Blic.

Andaj, ai shton se këto deklarata janë patetizëm patriotik dhe retorikë e mashtrimit albinian.

“Prandaj, edhe kjo sagë deklaratash plotë patetizëm patriotik, është retorika e mashtrimit albinian dhe debatikasve të ri me koncept të vjetër neokomunist. Këta do të pranojnë çdo gjë, siç edhe kanë dëshmuar deri me sot. Kjo çfarë po deklarojnë tani kur veç e kanë bërë dëmin ndaj interesave të shtetit s’është gjë tjetër veç se lojë për votuesit e tyre që i cilësojnë “analfabet funksional””, deklaron deputeti i PDK-së.

“Nëse vërtetë mendojnë siç ka deklaruar Glauku dhe jo vetëm, por edhe Albini në mediat kroate, edhe Presidentja në mediat tona, më se një muaj pas dakordimit për Planin franko – gjerman dhe Aneksin e Ohrit alias ofertën e Millosheviçit, që nuk dallon nga ajo që kishte sjellë në vitet 1995/96 pra një ofertë që më vonë e artikuloi “më shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi” apo sloganin që po e përmbush me piken 7 të Planit, se “aty ku ka një serb do të jetë Serbi”, le të urdhërojnë ta provojnë këtë”.

Berisha deklaratën e Konjufcës e krahason me deklaratat e VV-së për bashkim kombëtar, ku tani kaluan në Zajednicë me autonomi.

“Pra, deklaratat e z. Konjufca, po ua them shkurt, janë retorikë e zakonshme e njerëzve të papërgjegjshëm që ka qeveria e LVV-ja, ku takon edhe z. Konjufca.
Në kemi parë deri tani metamorfozën e këtyre njerëzve, nga kauza për “bashkimi kombëtar”, në “Republikë të tretë”, nga kauza kundër “Zajednicë” në “Zejadnicë me autonomi”, nga zhvillimi ekonomik në falimentim ekonomik dhe mjerim social, nga përmbyllja e procesit politik të shtetësisë së Kosovës, në falimentim të shtetit si koncept politik, deri në defunksionalizim institucional. Kjo klasë politike e ka kthyer dialogun në mekanizëm që po e pengon në zhvillim shtetin, edhe pse është në interesin e Kosovës përmbyllja e tij me njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe garancën ndërkombëtare, me theks atë të SHBA përmes Marrëveshjes së Uashingtonit si e vetmja derë dalje për raportin Kosovë- Serbi”, përfundon deputeti i PDK-së, Hisen Berisha./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë