Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i PDK-së mbështet hapjen e urës së Ibrit: Qeveria t’i bindë ndërkombëtarët se s’do të ketë tensione

06/08/2024 - 12:28
në Lajme
A A
Pak para se ta lëshojë në qarkullim, qeveria Kurti ndanë 10 mijë euro për testimin e urës së Ibrit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës po insiston në hapjen e urës së Ibrit.Por, për këtë nuk ka përkrahje nga bashkësia ndërkombëtare.

Këtë ia kanë bërë të ditur ditë më parë kryeministrit Kurti ambasadorët e QUINT-it.Sipas tyre, nuk është koha e duhur për ta hapur tani.

Ndërsa, Bashkimi Evropian thotë se çdo vendim për urën e Ibrit duhet të diskutohet në dialogun në Bruksel.Lidhur me këtë, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se e mbështetë personalisht hapjen e urës, teksa shton se kjo kërkon përgatitje dhe garanci nga qeveria për të parandaluar tensionet.

“Mbështetja për hapjen e Urës së Ibrit është e kuptueshme dhe e drejtë. Personalisht, e mbështes hapjen e urës për këmbësorë dhe mjete transporti, ashtu si në urat tjera mbi Lumin Ibër. Kjo kërkon përgatitje të duhur dhe garanci se qeveria është e gatshme të marrë masat e nevojshme për të parandaluar çdo incident apo tension”, thotë ai.

Deputeti thekson se hapja e urës është hap i nevojshëm për të siguruar lirinë e lëvizjes.

“Mbyllja e Urës së Ibrit është një pengesë për lëvizjen e lirë dhe integrimin e komuniteteve. Hapja e kësaj ure është një hap i nevojshëm për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe për të forcuar kohezionin shoqëror dhe ekonomik ndërmjet dy pjesëve të qytetit, duke respektuar parimet e BE-së, MCA-së dhe Procesit të Berlinit”, vlerëson Berisha për Gazeta Blic.Ai shton se Kurti duhet të sqarohet me ambasadorët e QUINT-it për disa çështje.
“Në lidhje me takimin e Kryeministrit me përfaqësuesit e QUINT, duhet të sqarohen disa çështje: Çka i thanë ambasadorët e QUINT Kurtit për iniciativën e hapjes së urës? A është ideja për një takim me mërgimtarë mbi urë provokim për futjen e saj nën administrim ndërkombëtar të NATO-s dhe KS/OKB-së? A do të çojë kjo në vendosjen e KFOR-it mbi urë dhe tensione të mëtejshme?” potencon deputeti.Berisha thotë se Kurti insiston ta hapë tani urën për shkak të efektit elektoral.

“Nëse Kryeministri Kurti po insiston të hapë urën për efekte elektorale, kjo është një taktikë e shkollës së vjetër të regjimeve totalitare komuniste, e cila nuk do të mashtrojë qytetarët kosovarë që tashmë janë emancipuar. Kur është në pyetje vota, qytetarët do të adresojnë pyetje për kauzat, premtimet dhe zotimet e qeverisë, duke kërkuar rezultate konkrete në fusha si lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik, arsimimi dhe shëndetësia”, shprehet ai.Krejt në fund, ai thotë se ura duhet të hapet por ndërkombëtarët duhet të binden që qeveria është e gatshme ta mbajë situatën nën kontroll.

“Qytetarët e dinë që Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës dhe mbrohet nga Kushtetuta dhe Forcat e Armatosura të Kosovës. Hapja e Urës së Ibrit duhet të ndodhë, por duhet të bindim partnerët tanë se qeveria është e gatshme të mbajë situatën nën kontroll. Një zgjidhje e qëndrueshme kërkon përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë, dhe për përmbylljen e dialogut me Serbinë me njohjen e ndërsjellë dhe ratifikimin ndërkombëtar të kufirit Kosovë-Serbi”, përfundon deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë