Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i PDK-së: Vendimi për dinarin i ligjshëm por pa koordinim – SHBA-të po shohin mundësinë që ta penalizojnë Qeverinë

19/02/2024 - 12:34
në Lajme
A A
Deputeti i PDK-së: Vendimi për dinarin i ligjshëm por pa koordinim – SHBA-të po shohin mundësinë që ta penalizojnë Qeverinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se SHBA ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Qeverisë për çështjen e dinarit, duke iu referuar deklaratës së James O’Brien.

Sipas tij, një fjalor i tillë e godet më shumë popullin se sa Qeverinë.

“Nëse e analizojmë deklaratën që është dhënë nga një diplomat i njohur, njeri i një shteti të fuqishëm, mund të them se është më shumë se një gjuhë e ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës, meqenëse në diplomaci, diplomatët i zgjedhin fjalët dhe janë të kujdesshëm në të shprehur, mirëpo kësaj radhe ai dha një goditje të madhe për Qeverinë e vendit, por fatkeqësisht kjo është një goditje e madhe dhe për vendin e qytetarët e vendit. E di që atë që ka thënë O’Brien ia ka dedikuar Qeverisë së Kosovës, mirëpo Kosova është nën masa nga BE-ja dhe kjo më së paku e godet Qeverinë dhe më së shumti popullin e Kosovës dhe çfarëdo fjalori i tillë në raport me Qeverinë e vendit, në raport me Albin Kurtin, tërthorazi e godet dhe popullin dhe Kosova, populli shqiptar i Kosovës dhe komunitetet që jetojnë këtu, nuk e meritojnë një kritikë të tillë nga SHBA-të, meqenëse ne e dimë që ata janë, krahas luftës së UÇK-së, njerëzit kryesorë, shteti kryesor që ne sot e gëzojmë këtë liri”, shprehet ai.

Andaj, deputeti thotë se duhet qenë të kujdesshëm me partnerët, pasi SHBA po shikon mundësinë që ta penalizojë Qeverinë e Kosovës.

“Prandaj, ne si shtet duhet të jemi të kujdesshëm që së paku me partnerët të sillemi si partnerë dhe vërejtja kryesore që e pamë është se kur dikush thotë që të jeni të kujdesshëm që kur nuk na trajtoni si partnerë, atëherë veprojmë në mënyrë reciproke e kjo i bie që SHBA-të janë duke shikuar mundësinë që të penalizojnë Qeverinë e Kosovës”, vlerëson ai.

Qalaj thekson se vendimi për dinarin është i ligjshëm por që është i pamatur dhe pa koordinim, pasi serbët në veri janë nën urdhra të Serbisë dhe duhet llogaritur mundësitë për tensione.

“Fillimisht, vendimi për dinarin është i drejtë dhe i ligjshëm, por ajo që është për t’u brengosur është çështja e implementimit të këtij vendimi, edhe pse nuk është hera e parë që Qeveria merr vendime të tilla të pamatura por në aspektin legal të drejta, mirëpo për mua është shumë me rëndësi që kur ta marrësh një vendim, t’i shqyrtosh të gjitha mundësitë që realisht mund të kemi në këtë rast nga pala tjetër dhe ne e dimë që komuniteti serb nuk vepron kurrë i vetëm por ai vepron nën urdhrat direkte të Serbisë dhe këto skena që i kemi parë në Mitrovicë të Veriut, fillimisht ato pankartat ishin shumë armiqësore ndaj shtetit të Kosovës dhe protesta që u bë me urdhër nga Serbia dhe Lista Serbe, tregojnë që komuniteti serb në Kosovë është i instrumentalizuar dhe është i shantazhuar e kërcënuar nga shteti i Serbisë. Prandaj, ne si shtet duhet që vendimet që i marrim paraprakisht ta kemi një kampanjë që njerëzit të informohen, pastaj të përgatiten për vendimet që vijnë dhe është krejt normale që ne si Kosovë duhet të implementojmë ligjet e Kosovës”, shton ai.

E, derisa në veri ka nisur shpërndarje e pankartave me nxitje të urrejtjes, teksa në anën tjetër janë mbajtur dhe protesta për çështjen e dinarit, deputeti i PDK-së thotë se Serbia është mjeshtër i manipulimeve dhe se do të tentojë që të dërgojë mesazh te e gjithë bota se Kosova po tenton të shkaktojë krizë humanitare dhe t’i dëbojë serbët.

“Serbia është mjeshtër i manipulimeve. Kjo që ndodhi në veri është fillimi i një vale të tensioneve në Kosovë, meqenëse Serbia është e njohur që të shfrytëzojë, sidomos duke u thirrur në çështje humanitare, duke bërë propagandë kudo nëpër botë. Ju e dini që ajo i ka dërguar edhe letra shumicës së vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ajo tenton që duke përdorur pleqtë, fëmijët, gjininë femërore, të tentojë ta dërgojë një mesazh tek të gjitha vendet që Kosova është duke tentuar që të shkaktojë një krizë humanitare dhe që në fakt Kosova është duke bërë përpjekje që të dëbojë serbët nga Kosova, gjë që nuk është e vërtetë.

Prandaj, Qalaj konsideron se duhet marrë veprimet në mënyrë të kujdesshëm, duke u bazuar në informatat e institucioneve të sigurisë e ndërkombëtarëve.

“Mirëpo, prapë po them, ne duhet të jemi të kujdesshëm në hapa dhe pastaj gjithmonë duke analizuar informatat e institucioneve të sigurisë, AKI-së, Policisë, FSK-së dhe informata të partnerëve që vijnë dhe pastaj konform këtyre informatave t’i bëjmë dhe veprimet, gjithmonë në mënyrë të kujdesshme”, deklaron deputet i PDK-së, Rashit Qalaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë