Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili është edhe iniciues i Projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, ka thënë se ka qenë gabim diplomatik deklarata e presidentit të Ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, i cili tha se “Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën”.
Pas kësaj ka pasur shumë reagime, mes tjerash edhe Komuna e Prishtinës e largoi “sloganin e madh Free Ukraine” i vendosur në “Hotel Grand”.
Deputeti ukrainas në “X” publikoi deklaratën e Zelensky dhe fotografinë ku slogani “Free Ukraine është larguar”.
“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina DUHET ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, ka shkruar ai.













