Pas skandalit me vajin, sot janë publikuar përgjimet e radhës që shpërfaqin një skandal tjetër që lidhet me rezervat e grurit.
Protagonist i rrjedhës së ngjarjeve brenda ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që drejtohet nga Rozeta Hajdari, është certifikuesi i këtij institucioni, Enver Hajrullahu i cili refuzonte të certifikonte pagesën milionëshe për grurin që dyshohej se nuk kishte ardhur fare në rezervat shtetërore, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Fakti që nga përgjimi zyrtari Hajrullahu del si person që refuzon ta shkelë ligjin, ka bërë që deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, të fillojë sulmet ndaj këtij zyrtari duke e akuzuar se ishte punësuar në ministri nga NISMA.
Ai shkoi edhe më tutje duke i publikuar fotografi me Hashim Thaçin.
Por kjo situatë ka nxitur njërin nga lexuesit e statusit të tij që t’ia publikoi Armend Mujës fotografinë me Hashim Thaçin, duke ia kujtuar edhe atij se ka dalë në foto me ish kryeministrin dhe ish presidentin Thaçi.














