Deputeti i VV’së, Dimal Basha, sot në kuvend ku u kërkua nga LDK që të tërhiqet projektligji për KPM’në, përdori gjuhë primitive.
“Kjo qeveri është e vetmja qeveri që ua ka ndalë komplet tagjinë dh asnjë cent nuk iu shkon më mediave. Kështu që, me dashtë me i kap kish vazhdu avazin e vjetër. Por, ndryshimi tregon se ne nuk jemi të asaj rruge dhe nuk kemi synim me kap”, ka thënë Basha.
“Ka rëndësi edhe kanihere kush fol. Për shembull e kemi Flutura Kusarin që del dhe do me ta diktu komplet Kuvendin e Kosovës qysh me bo ti një ligj për KPM-në, kur e njëjta në emër të lirisë së mediave del dhe i mbron Devollët në rrugë. Në emër të lirisë së mediave nuk mund me e mbrojt lirinë e oligarkëve , por as me e zhvat këtë Republikë”, ka thënë Basha.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. AGK ka thënë se ky është “një sulm i papranueshëm ndaj lirisë së medieve dhe pluralizimit medial në Kosovë”.
“Gjuha e zotit Basha, fatkeqësisht, është reflektim i qëndrimeve dhe politikave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë së Kosovës kundër lirisë së medieve, lirisë së shprehjes dhe pluralitetitit medial në Kosovë”.
Për të mos u mjaftuar me gjuhën e përdorur në Kuvend, Basha i ka reaguar AGK’së dhe i ka shpërndarë dy deklaratat e tij duke thënë se “të dy argumentet qëndrojnë”.













