Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i VV-së i përgjigjet Kurtit: Nuk e votoj Kodin civil edhe nëse më bën presion, s’ka problem nëse s’përfshihem në listën për deputet

26/04/2024 - 14:22
në Lajme
A A
Deputeti i VV-së i përgjigjet Kurtit: Nuk e votoj Kodin civil edhe nëse më bën presion, s’ka problem nëse s’përfshihem në listën për deputet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet e kancelarit Olaf Scholz – në hapësirat e Bundestagut gjerman, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Europës.

Nga atje kryeministri Kurti ka dhënë dy paralajmërime: zgjidhje për Asociacionin… dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë, madje për të dytën deklaroj se do të merret personalisht për ti siguruar votat për këtë çështje dhe se është caktuar edhe vendimi për mbledhjen e qeverisë.

“Më lejoni t’ju jap një shembull. Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë Mali i Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini. Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, deklaroj Kurti.

Megjithatë, janë disa deputetë të subjektit politik, Lëvizja Vetëvendosje, që janë kategorikisht kundër votimit për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Gramoz Agusholli për FrontOnline deklaron se nuk do të ndryshojë aspak qëndrim sa i përket votës së tij rreth lejimit e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë.

‘’ Jo, jo jo…., nuk ka me ndryshu absolut qëndrim. Unë flas për vete, nuk kam ndryshuar asnjë qëndrim. Qëndrimi ka me qenë i njëjtë.’’ thotë ai.

Deputeti Agusholli po ashtu thotë se nuk do të ndryshoj qëndrim edhe nëse kryeministri Albin Kurti, i cili është edhe shef i subjektit ku ai është deputet i bën trysni rreth kësaj çështje.

‘’Ai mundet ndonjë trysni me pas, por nuk ka me ndiku me trysni tek unë. Unë mendoj përtej trysnisë, përtej partisë e para se gjithave, mendoj për popullin, kur janë këto çështje në pyetje’’ deklaron ai.

Agusholli më tej shton se nuk ndryshon fare qëndrim edhe nëse vota e tij për këtë çështje do të vendoste që ai të jetë apo jo kandidat për deputet në zgjedhjet e reja.

‘’Nuk e kam atë problem hiç, përderisa unë i kam qëndrimet e mia edhe nëse kjo ka me kushtuar që mos me u kandidu unë për deputet, ka me mbajt qëndrimin tim’’, u shpreh Agusholli.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë