Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të vazhdojë punën për të jetësuar mocionin e mosbesimit të iniciuar tre muaj më parë.Kështu ka deklaruar deputetja e këtij subjekti politik, Albana Bytyqi.
“Po, është e vërtetë që e kemi nis, por ajo çka është më e rëndësishme është se në në shtator po vazhdojmë të punojmë dhe ta shohim si po funksionon” deklaroi ajo.
Halil Thaqi, deputet nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka folur në lidhje me këtë mocion.
Thaqi tha se subjekteve opozitare i’u duhet një kauz e madhe për ta sjell mocionin në Kuvend.
“Subjektet opozitare për ta sjell në Kuvend mocionin e mosbesimit të Qeveris sigurisht që i’u duhet një kauz e madhe e në veçanti për një qeveri që ka mbi 50% të votave të qytetarëve.AAK-ja i ka hyrë punës për mocion në kohën kur Qeveria po shtrinte sovranitetin në komunat veriore, atë kohë për dikë mbase edhe ishte e arsyshme të mendohet se shtrirja e rendit dhe ligjit në këtë pjesë ishte mision i pa mundur sepse vet këto subjekte politike që dikur ishin në pushtet, nuk e kishin as guximin e as kurajon që ta bënën një gjë të tillë” tha Thaqi për “Gazeta Blic”
Thaqi tha se tashmë rendi dhe ligji në komunat veriore po funksionon thuajse normalisht dhe nuk ka sens mocioni i AAK-së.“Ja që tani në komunat veriore rendi dhe ligji po funksionon po thuajse si në çdo komunë tjetër të shtetit dhe nuk e di nëse ka sens më të vazhdohet insistimi i AAK-së për mocion’ deklaroi Thaqi.
Pas tensioneve në veri të vendit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se AAK-ja do të iniciojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.Ky mocion nuk gjeti përkrahje nga dy subjektet e tjera opozitare PDK dhe LDK, për ç’ka u kritikuan disa herë nga Haradinaj.
“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE.
Do të fillojmë diskutimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxit një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë” deklaroi Haradinaj muaj më parë raporton Gazeta Blic.













