Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i VV-së: Po punojmë ngushtë me ndërkombëtarët që të jemi të gatshëm të përballemi me çfarëdo provokimi nga Serbia

27/04/2024 - 08:47
në Kryesore, Lajme
A A
Deputeti i VV-së: Po punojmë ngushtë me ndërkombëtarët që të jemi të gatshëm të përballemi me çfarëdo provokimi nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Stërvitja e ushtrisë serbe pranë kufirit të Kosovës, po shihet me shqetësim të madh nga mazhoranca e partitë opozitare.Nga mazhoranca thonë se edhe shtimi i trupave të KFOR-it ndërlidhet me këto stërvitje, ndërsa nga LDK konsiderojnë se stërvitje të tilla janë si synim për të shpërfaqur “brengën” që ka Serbia për komunitetin serb në Kosovë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, thotë për EO se edhe bashkësia ndërkombëtare e sheh Serbinë si faktor destabiluzues në Ballkan.Ai thotë se edhe shtimi i forcave të KFOR-it ndërlidhet me stërvitjet e Serbisë dhe po i marrin seriozisht këto “lëvizje provokuese të Serbisë”.

“Është e vërtetë që Serbia ka zhvilluar një manovër, stërvitje të madhe edhe ka demonstruar forcë, ka demonstruar një lloj superioriteti që pretendon ta ketë në Ballkan. Ka testuar disa lloj armatimesh, disa lloj dronësh të cilët janë të destinuar kryesisht për sulm edhe kjo është një lëvizje e radhës pra e Serbisë e cila tani po konsiderohet edhe nga shtetet e NATO-së si faktor me potencial për të shkaktuar destabilitet. Pra vetë rritja e prezencës së NATO-së në Ballkan pra në Kosovë përreth tregon se ata po i marrin seriozisht këto lëvizje provokuese të Serbisë të cilat kryesisht janë të drejtuar drejtë demonstrimit të atyre potencialeve sulmuese të ushtrisë serbe”, thotë Dugolli.Në mënyrë që të mos përsëritet sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, Dugolli thekson se institucionet kosovare janë duke punuar ngushtë me ndërkombëtarët, duke shkëmbyer edhe informata.
Thotë se janë të gatshëm të përballen me çfarëdo provokimi nga Serbia.“Ne si institucione vendore pra Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës, Agjencia e Inteligjencës, e kështu më radhë po bashkëpunojnë ngushtë edhe me prezencën e NATO-së këtu në Kosovë, KFOR-in EULEX-in e kështu më radhë po bashkëpunojmë ngushtë me faktorët ndërkombëtar me miqtë tanë të cilët janë këtu dhe po shkëmbejmë informacione në mënyrë që të mos jemi të befasuar siç ndodhi pra në vitin e kaluar që e kishim një sulm me 24 shtator direkt të ardhur nga Serbia. Po punojmë në atë drejtim që të jemi të gatshëm të përballemi me çfarëdo provokimesh të llojit të tillë”, thotë Dugolli.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë