
Deputeti i Listës Guxo, Ekrem Mustafa nuk po beson që së shpejti në Kosovë do të ketë zgjedhje të reja.
Ai për Front Online deklaron se opozita nuk ka gatishmëri për këtë, pavarësisht që po i kërkon të njëjtat.
Kurse, deklaron se sikur edhe nesër do të mbaheshin zgjedhjet përkrahja për Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte edhe më e madhe.
“Tash të prononcohem për këtë, unë nuk po shoh që ka zgjedhje shumë shpejtë. Ne kemi mandat edhe një vit e gjysmë. Mandati jonë është katër vjeçar, mirëpo nuk po shoh ndonjë gatishmëri të opozitës që të shkojmë në zgjedhje. Andaj, edhe nesër po të shkojmë unë mendoj që do ta kemi një përkrahje edhe më të madhe të qytetarëve”, është shprehur ai.
Mustafa, ka folur edhe për raportet me Lëvizjen Vetëvendosje, parti me të cilën janë në bashkëqeverisje duke thënë se janë duke funksionuar jashtëzakonisht mirë, dhe nuk kanë asnjë problem mes vete.










