Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputetja Bajrami: Kurti i ka familjarët në Mal të Zi e Norvegji, s’mund t’i punësojë në Kosovë – VV po punëson familjarët e njerëzit e partisë

18/05/2023 - 09:11
në Kryesore, Lajme
A A
Deputetja Bajrami: Kurti i ka familjarët në Mal të Zi e Norvegji, s’mund t’i punësojë në Kosovë – VV po punëson familjarët e njerëzit e partisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, njëherësh kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për nepotizmin e Qeverisë Kurti.

Derisa ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se në asnjë ministri nuk ka të punësuar me mbiemrin e tij, ajo thotë se nepotizmi asnjëherë nuk është shikuar me mbiemër të tij, pasi familja e tij nuk jeton në Kosovë, por në Mal të Zi e Norvegji.

“Nepotizmin asnjëherë nuk e kemi matur me mbiemër të kryeministrit. Tani kemi rast të anëtarëve të LDK-së dhe kanë reaguar duke e bërë të qartë që ne jemi qytetarë të këtij vendi, jemi vend i vogël dhe gjithsecili e dimë se njerëzit me mbiemrin e kryeministrit janë në Mal të Zi dhe mund të jenë të punësuar atje, sigurisht që nuk kanë llogari, pasi kanë shtëpitë atje, jetojnë atje, për më tepër, ai edhe familjen e ngushtë nuk e ka këtu por e ka në Norvegji”, thotë Bajrami.

Deputetja përmend rastet që publikohen çdo ditë në media për punësime familjare e partiake të VV-së, e të tjera në kundërshtim me ligjin dhe se nuk ka asnjë institucion që dikush është punësuar në bazë të meritave që nga ardhjes në pushtet të kësaj qeverie.

“Por unë besoj se sidomos mediat kanë raportuar në baza ditore që kur qeveria ka marrë mandatin se i ka pasur kauzat kundër nepotizmit dhe se do të ketë meritokraci nuk janë asgjëkundi. Për shkak se në baza ditore ju raportoni e ne i shohim mandej, të cilat po bëhen dhe fakte, që këta punësojnë anëtarë familjes, eksponentë partiakë, në disa raste kemi pasur punësime në kundërshtim me ligjin, siç janë bordet e ndërmarrjeve publike, ku ligji për to në mënyrë eksplicite e definon se nuk duhet të jenë në garë ata që kanë qenë në lista zgjedhore në 2-3 vitet e fundit e kështu me radhë. Tash sa i përket nepotizmit tashmë dihet. Unë nuk e di që ka ndonjë institucion që dikush në bazë të meritave është punësuar deri më sot prej kur e ka marrë mandatin kjo qeveri”, thekson deputetja e LDK-së për Gazeta Blic.

Ajo tregon se edhe deputetëve të VV-së u ka thënë se ato vetëm në opozitë kanë vendosur standarde për të tjerët për nepotizëm, ndërsa që tani punësimet bëhen në bazë të lidhjeve familjare e librezave të partisë.

“Madje, në diskutime me kolegë deputetë edhe nga Vetëvendosje, unë u kam thënë se ju do të kishit qenë shumë të mirë të qëndronit në opozitë dhe të vendosnit standarde për të tjerët sepse në fakt të gjitha këto kanë qenë standarde që ata i kanë vendosur për të tjerët, por sot kemi nepotizëm gjithandej, kemi njerëz të punësuar jo në bazë të meritave por në bazë të librezave partiake, në bazë të kontributit që ata japin dhe të mbrojtjes që i bëjnë qoftë partisë, qoftë liderit, dhe meritokracia nuk është asgjëkundi.

Madje mund të them se ka një pakënaqësi edhe në mesin e atyre të cilëve e kanë mbështetur në zgjedhjet e fundit nacionale Lëvizjen Vetëvendosje sepse po e shohin se të gjitha parullat e tyre kanë qenë vetëm për ardhjen në pushtet dhe nuk po zbatohen në asnjë institucion”, thekson Hykmete Bajrami.

Sipas saj, VV ka shkelur këtë e çdo premtim tjerë të bërë dhe se tash për punësimet thotë se po bëhen në bazë të meritave e profesionalizmit, por që sa ka qenë në opozitë nuk ia ka shikuar CV-në askujt.

“Absolutisht, është shkelje jo vetëm i këtij premtimi por edhe i secilit premtim tjetër të cilin e kanë dhënë. Tash po e kuptoj, këta po gjenden në një situatë jo të favorshme dhe po mundohen që të na tregojnë se njerëzit të cilët po punësohen e avancohen në baza ditore, e kanë këtë në bazë të meritave, në bazë të profesionalizmit. Por ne e dimë shumë mirë për 15 vite sa ka qenë Vetëvendosje në opozitë, askujt nuk ia ka shikuar CV-në dhe në qoftë se ka qenë i lidhur me një lidhje komplet të largët me ndonjë parti politike, është gjykuar e stërgjykuar pikërisht nga VV. Dhe unë konsideroj që meritokracia, ky kriter për punësime në administratën publike është jashtëzakonisht i rëndësishëm, jo vetëm për këtë qeveri, duhet të jetë i rëndësishëm për secilën qeveri sepse këta janë njerëz të cilët ofrojnë shërbime, bëjnë politika dhe duhet të vijnë në shprehje më të mirët. Përndryshe, ne nuk do të kemi progres në asnjë fushë”, deklaron deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë