Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputetja e LDK-së: Kurti po e përqafon Zajednicën

09/11/2023 - 08:18
në Kryesore, Lajme
A A
Deputetja e LDK-së: Kurti po e përqafon Zajednicën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak të martën ka mbajtur takim me krerët e partive opozitare.

Pas takimit, kreu i PDK-së tha se Lajçak nuk u ka prezantuar draftin për Asociacionin.

Deklaratë të njëjtë pati edhe nga LDK-ja.

Nënkryetari Lutfi Haziri tha se ende po mbahen në terr sa i përket draftit evropian për Asociacionin.

Kreu i AAK-së tha krejt diçka tjetër.

Ramush Haradinaj tregoi se e kanë lexuar draftin dhe sipas tij ky draft-statut i referohet Kushtetutës, ‘s’ka kompetenca veç lehtësira për komunat’.

E lidhur me këtë çështje në një intervistë për Front Online ka folur deputetja e LDK-së, Valenatina Bunjaku-Rexhepi.

Fajin për mos diskutimin publik të draft-statutit, Bunjaku-Rexhepi e ka hedhur tek Qeveria ‘Kurti’.

Ajo thotë se pushteti aktual nuk po e njofton për asgjë opinioni publik.

“Nuk është dashur të bëhet temë diskutimi draft-statuti të cilin e ka propozuar Lajçak se ai është dashur të jetë diskutim publik me pas mundësi edhe shoqëria civile, opozita e  shumë akter me i dhënë propozimet e tonë. Kjo është Qeveria jo transparente, kjo qeveri gjithçka po tkurrët dhe me gjithçka po e mbanë larg opinionin publik dhe kjo është e papranueshme për LDK”, ka thënë ajo.

Nga raportimi i kryeministrit Albin Kurti i cili u mbajtë javën e shkuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe Asociacionin, deputetja e LDK-së nuk morri asnjë informatë.

Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se Kurti vetëm ka akuzuar.

Kurti po e rrënon Kosovën e ka futë me një depresion politik ndryshe nga pushtetet e tjera që kanë punuar diçka, thotë Bunjaku-Rexhepi.

“Gjatë debatit nuk kemi marr asnjë informatë nga Kurti se çfarë ishte dhe për çfarë drafti bëhet fjalë por kemi marr akuza se 20 vitet e mëhershme kemi bërë e s’kemi bërë asgjë ndërsa ky shpëtimtari po e shpëton Kosovën kjo nuk qëndron se Kurti e ka futë vendin në një terr informativ të tjerat kanë punuar diçka ky vetëm po  rrënon, ai duhet t’u jep llogari atyre që i besuan, gjithë Kosovën e ka futë me një depresion, politik, psikik e ekonomik”, tha Bunjaku-Rexhepi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit të premten ka mohuar se do të bëhet “Zajednica”.

E për këtë deklaratë nuk është pajtuar, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Ajo për Front Online ka thënë se në pushtet Kurti erdhi kundër Zajednicës e tani po e përqafon.

Deputetja e LDK-së është shprehur e ashpër ndaj Kurtit, duke thënë se ai ka probleme me vetën.

“Zajednicë do të ketë se vetë Kurti në media ka raportuar se ka, e në Kuvend deklaroi se nuk ka. Vështirë nga ai që me kuptu se a ka apo jo se ai brenda ditës po i ndryshon deklaratat e veta e kauzën ai që ka ardh në pushtet ka qenë kundër Zajednicës e tani po e përqafon atë dhe ka ndryshuar prej pozicionit Kurti në opozitë e tani në pozitë ai ka problem me vetën e vetë e jo me të tjerët”, theksoi ajo.

Bunjaku-Rexhepi tha se kryeministri po vuan të nënshkruajë diku pasi sipas saj, nuk ka asnjë në historinë e vendit.

“Asgjë nuk pres nga kjo Qeveri se kjo të gjithë sektorët i ka 0 regres e sa i përket bisedimeve në Bruksel e Zajednicës është i pari Kurti që krah hapur e ka përqafuar Zajednicën edhe o ka vunë me nënshkru diku se asnjëherë nuk e ka asnjë nënshkrim për historinë e Kosovës”, tha ajo

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë