Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e zvarrit qëllimisht formimin e institucioneve, me synimin që vendi të shkojë në zgjedhje të reja në muajin dhjetor, raporton GazetaBlic.
Përmes një postimi, Ymeri tha se Kurti “mund t’i formojë sot edhe Kuvendin edhe Qeverinë”, por, sipas saj, shtyrja e këtyre proceseve po bëhet që zgjedhjet e reja të mbahen, “për çdo rast”, në dhjetor.
Ajo gjithashtu i është drejtuar Kurtit me fjalët: “Shoku Kryeministër, me e pa mërgatë, rënia e shokut Zylo po bëhet dhe s’ke mundësi me ndal”.












