
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka propozuar dy amandamente në projektbuxhetin e vitit 2024 që lidhen direkt me projekte në komunën e Vushtrrisë, prej nga edhe vjen deputetja Krasniqi.
Deputetja Krasniqi ka propozuar amandament për riasfaltimin e rrugës dhe rregullimin e shtratit të lumit në Studime, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo ka thënë se rruga “2 maji” në Studime është në gjendje të keqe për qarkullim kurse shtrati i lumit është i mbushur me mbeturina.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës Krasniqi ka thënë se ky projekt kushton 1.5 milion euro.
Amandamenti i dytë i deputetes Krasniqi ka të bëjë me ndërtimin e stadiumit “Ferki Aliu” që kushton 5 milion euro.











