Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka hedhur kritika ndaj qeverisë për vonesat në punimet e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
Deputetja ka thënë se me arsyetime koti janë bërë vonesa, ndërkohë bëhet fjalë për shtrimin e më pak se 10km asfalt.
Postimi i plotë i deputetes:
Pas disa përpjekesh për manipulim me qytetarët rreth stagnimit të punimeve në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, herë me arsyetimin e hapjes së tenderëve e herë me procedura tjera që në total parashihnin një përiudhë prej 25 muajsh.
Sot paska dal në konferencë zv/ministri Durmishi për të njoftuar se brenda vitit do të përfundojnë punimet (12 muaj) –
Merreni me mend efikasitetin e këtyre njerëzve që nga viti i kaluar kanë zvarritur punimet me arsyetime koti, kinse procedura të tenderimit, ndërkohë bëhet fjalë për shtrimin e më pak se 10km asfalt.
#QeverieMashtrimit













