
Vushtrri
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka mbledhur aktivistët e kësaj partie në Vushtrri.
Mbledhja është realizuar në kuadër të zhvillimeve të brendshme të kësaj partie, në regjistrimin e anëtarësisë, shkruan GazetaBlic.com
Një iftar i këndshëm me aktivistët e LDK-së në Vushtrri i shoqëruar me një debat konstruktiv për të ardhmen e Lidhjes, ka shkruar ajo në një postim në profilin e saj në Facebook.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Një iftar i këndshëm me aktivistët e LDK-së në Vushtrri i shoqëruar me një debat konstruktiv për të ardhmen e Lidhjes.
Shfrytëzoj rastin që të ju ftoj të regjistroheni, në mënyrë që edhe ju të jeni pjesë e vendimarrjes, duke hapur linkun në vijim: https://regjistrohuldk.org/












