Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka komentuar refuzimin e kryeministrit Kurti që t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare sot në institucionin më të lartë legjislativ, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo ka thënë se një Qeveri që tallet me qytetarët, që nuk e duron demokracinë, por e lufton atë duke refuzuar t’i përgjigjet edhe pyetjeve parlamentare në Kuvend, nuk i duhet vendit.
“Ajo çka ndodhi sot është e paparë në demokracinë e Republikës së Kosovës!” – shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë i saj:
Një Qeveri që tallet me qytetarët, që nuk e duron demokracinë, por e lufton atë duke refuzuar t’i përgjigjet edhe pyetjeve parlamentare në Kuvend, nuk i duhet vendit.
Ajo çka ndodhi sot është e paparë në demokracinë e Republikës së Kosovës!













