Sot është mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës ku deputetët kanë diskutuar lidhur me kushtet e policëve të Kosovës, sidomos pas situatës së fundit kur aksioni i policisë në veri të vendit tregoi profesionalizëm dhe sukses të lartë.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në fjalën e saj në seancë ka kërkuar kushte më të mira për Policinë, rroga të dinjitetshme dhe pagesën e rrezikshmërisë.
Krasniqi ka thënë qeveria Kurti më në fund duhet ta kuptojë rëndësinë e Policisë për sigurinë e vendit.
“Sot qeveria e Kosovës dhe zoti Kurti do të duhet ta ketë kuptuar me të vërtetë rolin e Policisë dhe nevojën që ka shteti për siguri nga ana e tyre” – deklaroi Krasniqi.
“Shteti e ka për obligim që t’u ofrojë paga meritore atyre që janë të gatshëm për të sakrifikuar dhe garantuar sigurinë e vendit siç ishte rasti i fundit edhe me rreshterin hero nga Vushtrria Afrim Bunjaku. Ky është minimumi që duhet të bëhet dhe të paguhet niveli i rrezikshmërisë që është hequr tash e disa muaj.” – tha Krasniqi ndër të tjera.
Fjalimi i plotë:












