Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër kryetarit të Kuvendit Dimal Basha, i cili ka deklaruar se rasti i Astrit Deharit është më i rëndë se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën regjimin e Sllobodan Millosheviqin.
Ajo ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Bashës nga kjo pozitë.
Musliu e quajti këtë deklaratë skandaloze, fyese dhe të papranueshme për çdo qytetar të Kosovës që ka përjetuar vuajtjet e luftës.
“Të krahasosh një rast tragjik individual me terrorin shtetëror, masakrat, dhunimet dhe dëbimet që Serbia e Millosheviqi ushtruan mbi mijëra shqiptarë, është një fyerje e rëndë ndaj kujtimit të viktimave”, shkroi Musliu, transmeton Klankosova.tv.
Ajo shtoi se një kryetar Kuvendi që bën deklarata të tilla ose nuk e kupton peshën e fjalës publike, ose e përdor qëllimisht për të ndezur emocione dhe për të mbuluar paaftësinë politike.
Ligjvënësja nga radhët e PDK-së, e cilësoi deklarimin e të parit të Kuvendit, si “vazhdimësi të punimit shkencor kundër UÇK-së”.
Postimi i plotë:













