
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, ka marr pjesë në Konferencën Ndërparlamentare për Stabilitetin, Koordinimin Ekonomik dhe Qeverisjen në BE, në kuadër të bashkëpunimit parlamentar të Presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian në BE.
Statovci në këtë konferencë ka debatuar mbi reformën e qeverisjes ekonomike, ku ka përmendur faktorët e stabilitetit makroekonomik, borxhin publik, dhe masat ekonomike të ndërmarra nga qeveria, raporton Gazeta10.
Postimi i plotë i deputetes Jeta Statovci
Në kuadër të bashkëpunimit parlamentar të Presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian, kënaqësi të marrë pjesë në Konferencën Ndërparlamentare për Stabilitetin, Koordinimin Ekonomik dhe Qeverisjen në BE (SECG).
Politikat dhe trashëgimia institucionale e BE-së që afrojnë rajonin tonë me këtë organizatë, është rruga që ndjek Kosova me përkushtimin e të gjitha institucioneve tona.
Tema ku debatova ishte mbi reformën e qeverisjes ekonomike, ku fola për faktorët e stabilitetit makroekonomik, borxhin publik, dhe masat ekonomike të ndërmarra nga qeveria.












