Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsisë në 13 vjet

20/12/2024 - 10:16
në Lajme
A A
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsisë në 13 vjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shumë media gjermane kanë raportuar pas publikimit të rezultateve zyrtare të regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Mes tyre është edhe revista prestigjioze Der Spiegel.

Revista prestigjioze gjermane Der Spiegel,ka shkruar se njerëzit po e lënë Kosovën. Arsyet për këtë janë mundësitë më të mira për punë në vende e Bashkimit Evropian. Në largimin e njerëzve po ndikon edhe situata e tensionuar edhe më tej mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Ky vend ballkanik po vuan nga një eksod masiv i njerëzve që kërkojnë punë jashtë vendit”, thekson Der Spiegel, ndërsa shton se “bazuar në vlerësimet zyrtare, më shumë se 800,000 kosovarë jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së, kurse prej tyre rreth gjysma jeton në Gjermani”, shkruan Der Spiegel, raporton Radio Kosova.

“Sipas rezultateve zyrtare të regjistrimit, të publikuara të enjten nga Agjencia Shtetërore e Statistika, Kosova ka humbur pothuajse dymbëdhjetë për qind të popullsisë së saj në 13 vjet”, theksohet në raportin kësaj reviste.

Përderisa në shtetin ballkanik në vitin 2011 jetonin 1.8 milionë njerëz, aktualisht janë vetëm 1.6 milionë, siç njoftoi të enjten Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Tutje në artikull theksohet se “Shqiptarët përbëjnë rreth 90 për qind të popullsisë, kurse serbët etnikë pak më shumë se tre për qind”.

Duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Der Spiegel shkruan se “informacioni për serbët bazohet në vlerësime të përafërta, pasi shumë prej tyre kanë bojkotuar regjistrimin”.

Në përgjithësi, regjistrimet e popullsisë në shumë vende të Ballkanit janë një çështje delikate, vlerëson Der Spiegel.

“Rënia e lindjeve, migrimi masiv dhe tensionet etnike e bëjnë të vështirë përcaktimin e shifrave të sakta të popullsisë”, theksohet në artikull.

“Kosova, me shumicë shqiptare ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Megjithatë, Beogradi zyrtar ende nuk e ka njohur si shtet, ndërsa në veri të Kosovës ende ka konflikte të përsëritura me minoritetin serb që jeton atje”, përfundon Der Spiegl.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë