Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Derma By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

29/08/2026 - 17:04
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“Derma By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë estetike në Ferizaj që është gjobitur nga Inspektorati Shëndetësor.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin subjekti privat shëndetësor “Dermao By Simoneta” Sh.P.K. me themelues Simoneta Bajrami është gjobitur me 5 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor për gjobitjen e “Dermo By Simoneta”, thuhet se inspektimi është realizuar më 12 shkurt 2026 me kërkesë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), të Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajit dhe në bashkëpunim edhe me Inspektoratin Farmaceutik.

Gjatë këtij inspektimi është konstatuar se në këtë subjekt ofrohen shërbime të mjekësisë estetike, përfshirë fillerë dermalë, Mezo dhe Botox pa licencë valide prej vitit 2022.

“Në kohën e inspektimit nuk u prezentua licenca e institucionit, as licenca të stafit shëndetësor, pra ky institucion ofronte shërbime shëndetësore pa licencë nga Divizioni për Licencim dhe Akreditim të Institucioneve Private Shëndetësore, të Ministrisë së Shëndetësisë.  Në hapësirat e këtij institucioni u gjetën produkte mjekësore injektabile – Fillerë Dermal, Botox dhe Mezoterapi dhe disa dosje të aplikimit të injektimit të vitaminave për flokë, nuk posedon Anti shokë terapi dhe as kontratë për asgjësimin e mbetjeve mjekësore.  Nuk posedonte regjistër të pacientëve adekuat sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2010 për Dokumentet Shëndetësore, apo ndonjë formë elektronike për ruajtjen e të dhënave të pacientëve”, thuhet në vendimin e siguruar nga Veriu.info.

Pra, nga ky inspektim është konstatuar se “Dermo By Simoneta” ofroheshin pa licencë: filler dermal, Botox, Mezoterapi dhe injektim të vitaminave për flokët.

Inspektorët shëndetësorë në “Dermo By Simoneta” të Simoneta Bajramit kishin gjetur fletore jozyrtare dhe dosje të personave që kishin marrë shërbime estetike mjekësore të karakterit invaziv.

Përkundër këtyre të gjeturave skandaloze, Inspektorja Shëndetësore Vjollca Jusufi në vendim nuk ka evidentuar se aktiviteti i klinikës “Derma By Simoneta” është ndërprerë.

Veriu.info ka kërkuar nga Inspektorati Shëndetësor qasje në procesverbalin e këtij inspektimi, por i njëjti nuk na është ofruar, duke shkelur Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.

Përkundër gjobitjes për ofrimin e këtyre shërbimeve mjekësore pa licencë, “Derma By Simoneta” e Simoneta Bajramit ka vazhduar ofrimin e të njëjtave javëve dhe muajve në vazhdim pas këtij vendimi të Inspektoratit Shëndetësor.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Derma By Simoneta” Sh.P.K. për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

LEXONI EDHE:

Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

 

 

 

Tags: Dermo By SimonetaSimoneta Bajrami

JU REKOMANDOJMË

Mbahet Provimi i Maturës, kaq nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

Mbahet Provimi i Maturës, kaq nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit
29/08/2026 - 16:46

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55 qendra të testimit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Për këtë afat,...

Më shumëDetails

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut
29/08/2026 - 16:32

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar rreth 70 përfaqësues politikë dhe të organizatave civile të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Sanxhaku. Ai tha se...

Më shumëDetails

Fundjava e fundit e gushtit sjell fluks të lartë në Morinë, mbi 52 mijë udhëtarë hyjnë në 24 orë

Fundjava e fundit e gushtit sjell fluks të lartë në Morinë, mbi 52 mijë udhëtarë hyjnë në 24 orë
29/08/2026 - 16:20

Vijon të jetë i lartë fluksi i udhëtarëve në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinit, edhe në fundjavën e fundit të gushtit. Pushuesit thonë se po shfrytëzojnë temperaturat...

Më shumëDetails

Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Jemi në falimentim

Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Jemi në falimentim
29/08/2026 - 16:16

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se do të protestojë më 1 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Ata po kundërshtojnë, siç u tha, ndërhyrjet e nivelit...

Më shumëDetails

Erdogan dhe Putin takohen më 1 shtator, zbardhen temat që pritet të diskutohen

Erdogan dhe Putin takohen më 1 shtator, zbardhen temat që pritet të diskutohen
29/08/2026 - 16:11

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin do të takohen në Bishkek, Kirgistan, më 1 shtator për bisedime që pritet të përqendrohen në tema të...

Më shumëDetails

Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës, ikja nga ballafaqimi në Kuvend ka arsye të shumta siç po shihet

Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës, ikja nga ballafaqimi në Kuvend ka arsye të shumta siç po shihet
29/08/2026 - 16:08

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me importin e produkteve nga Serbia, duke e vënë theksin te blerja e barnave nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tërnava reagon për bombardimin e spitalit në Gaza: Krim kundër njerëzimit

    “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nora Istrefi sjell foto joshëse në bikini

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Të deklaroni se …”, subvencionimi i librave – MASH del me një kërkesë për prindërit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë