Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dëshmia e terroristëve të arrestuar, tregojnë se si iu bashkuan grupit

25/09/2023 - 20:33
në Lajme
A A
Dëshmia e terroristëve të arrestuar, tregojnë se si iu bashkuan grupit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të paktën 3 nga 6 të arrestuarit serbë për sulmin ndaj zyrtarëve policor, në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, kanë rrëfyer para hetuesve policor, për sulmin që kishin përgatitur.

Ata kanë pranuar të flasin duke mos shfrytëzuar të drejtën e tyre për mbrojtje në heshtje, siç e kanë shfrytëzuar disa të tjerë të arrestuar.

Bllagoje Spasojevic, është njëri nga të arrestuarit nga Policia e Kosovës, e i cili tashmë është në mbajtje.

Ai para hetuesve ka thënë se me vetdëshirë i është bashkuar grupit terrorist që sulmuan policinë.

Sipas avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare, Halit Derguti i njëjti pretendon se është dorëzuar tek policët.

“S’ka pasur ankesë, as a t’kanë rreh dikush, ka thënë jo, me ka thënë se vullnetarisht është shkuar me marr pjesë në atë grup, nuk kam shtirë me armë…Ata thonë e kanë arrestuar, ky thotë jam dorëzuar, kur kanë filluar me shti me armë, jam shtri për toke, ai thotë qatëher jam dorëzuar këta thonë janë arrestuar, kryesore ai është arrestuar…Nuk ka lajmëruar që ka lëndime nuk ka dashur të shkojë te mjeku, faktikisht lëndimet në krye ne ball i shifet që ka pasur gjak… Po ka thënë se vullnetarisht kam shkuar”, ka thënë Halit Derguti – Avokat i Bllagoie Spasoievic.

Para organeve të rendit, ka folur edhe Dushan Vllajoviq, në veturën të cilën ishte duke udhëtuar së bashku me një person tjetër tek i cili u gjet një radiolidhje.

Siç mëson RTV Dukagjini, i njëjti ka thënë se se nuk ka qenë në dijeni se shoku i tij ka poseduar një radiolidhje.

Për ngjarjen ka rrëfyer edhe Milovan Gjoni, i arrestuar për vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Derisa, këta të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të komunës së Zveçanit, ndodhen në ndalim, në QKUK po vazhdon trajtimin Vladimir Stoliq.

“Pacienti i rastit të djeshëm ka ardhur në orët  e vona të së dielës, dhe ka qenë me plagë me armë zjarri, me plagë të hapura të kërcilit të majt dhe i është nënshtruar nga ekipa kujdestare intervenimit, që ka qenë i suksesshëm, dhe sot e kemi vizituar dhe gjendja e përgjithshme është e mirë”, ka thënë Gani Jashanica – Drejtor i Klinikës së Ortopedisë.

6 të arrestuarit gjatë ditës së djeshme, ende nuk kanë dalur para Gjykatës, derisa vazhdojnë të jenë në ndalim për 48 orë, nën dyshimet për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ , ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Përveç në spitalet Kosovare, trajtim siç kanë raportuar mediat serbe, janë duke marrë edhe disa të plagosur që janë shtrirë në Spitalin e Novi Sadit, por nuk janë dhënë detaje konkrete mbi numrin tyre.

JU REKOMANDOJMË

“Der Standard”: Qeveria Kurti me ministra të papërvojë, qytetarët e kuptuan se s’janë shpresa për ndryshim
Kryesore

A votoi sot Kurti në Shqipëri, njëjtë sikur para 4 vitesh?

11/05/2025 - 22:39
Muharremi i ashpër me Kurtin: Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur kokën e fut nën dhe për hallet që kemi?
Lajme

Muharremi thotë se Kurti po i hakmerret LDK-së për refuzimin: Me këtë qasje, s’bën asgjë hiç

11/05/2025 - 22:24
“Nuk merrem me llafe”: Lapaj lajmërohet pasi Exit Polli e renditi pa asnjë mandat
Lajme

“Nuk merrem me llafe”: Lapaj lajmërohet pasi Exit Polli e renditi pa asnjë mandat

11/05/2025 - 22:13
PS deklarohet – shpall fitoren pavarësisht vendimit të KQZ-së për Vorën
Lajme

PS deklarohet – shpall fitoren pavarësisht vendimit të KQZ-së për Vorën

11/05/2025 - 22:04
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Tragjedi në Prizren – vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës

11/05/2025 - 21:40
Baton Haxhiu i kundërpërgjigjet Sali Berishës: Kur bëja sondazhe për ty doktor, më besoje
Lajme

Baton Haxhiu i kundërpërgjigjet Sali Berishës: Kur bëja sondazhe për ty doktor, më besoje

11/05/2025 - 21:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “O Rameeeee”: Ky është rezultati që mori në zgjedhje Lulzim Basha

    “O Rameeeee”: Ky është rezultati që mori në zgjedhje Lulzim Basha

    230 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • Publikohen pamje nga ceremonia e varrimit të stilistit Festim Isufi – bashkëshortja e tij shfaqet me plag në dorë

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Lokalizohen motoristë nga Suhareka, që u zhdukën në Shtërpcë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Fron” Sh.P.K. me pronar Mustafë Halili u shiti në të “zezën” qytetarëve dhe bizneseve 690 kafshë, edhe pse ishin të importuara për therje (Dokument)

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Katër motoristë nga Suhareka raportohen të humbur në Shtërpcë, nis operacioni për gjetjen e tyre

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë