Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dëshmia ‘tronditëse’ e ortakut: Biznesmeni polak që mashtroi shtetin për Rezervat Shtetërore ka vdekur

12/11/2025 - 12:59
në Kryesore, Lajme
A A
Dëshmia ‘tronditëse’ e ortakut: Biznesmeni polak që mashtroi shtetin për Rezervat Shtetërore ka vdekur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tomasz Tokarski, biznesmeni që mashtroi Ministrinë e Tregtisë për vajin dhe sheqerin e Rezervave Shtetërore, ka vdekur në shtator të vitit 2023, një muaj pasi është paditur nga Avokatura Shtetërore për të njëjtin rast, ka zbuluar dëshmia e Nezir Idrizit, ish-ortakut të tij biznesor. Idrizi ka dëshmuar për përfshirjen e thellë të Ridvan Muharremit në një kontratë të klasifikuar paligjshëm si sekret shtetëror.

Nezir Idrizi është një nga dëshmitarët kyç të Prokurorisë Speciale në rastin e Rezervave Shtetërore.

Ai është ndërmjetësi kryesor mes sekserit të ministres Rozeta Hajdari për kontratat e Rezervave Shtetërore, Ridvan Muharremi dhe biznesmenit polak Tomasz Tokarski.

Tokarski u kontraktua nga shteti për furnizimin me vaj dhe sheqer të rezervave shtetërore, por pavarësisht se u pagua 100% për këtë shërbim nuk përmbushi asnjëherë detyrimet kontraktuale. 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kilogramë sheqer nuk erdhën kurrë në Kosovë.

Polaku përfitoi 276 mijë euro nga shteti. Për këtë zhvatje, Prokuroria Speciale e akuzon ministren në detyrë të Tregtisë, Rozeta Hajdarin dhe tre të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Nezir Idrizi është një ish-bashkëpunëtor i Tokarskit. Ata kishin hyrë zyrtarisht në ortakëri me njëri-tjetrin në vitin 2021, kur kishin hapur në Kosovë një biznes që do të merrej me kultivimin e një bime farmaceutike. Biznesi ishte regjistruar nën emrin ‘Xanto Clinic’ L.L.C.. Idrizi zotëronte 40% të aksioneve, ndërsa Tokarski pjesën tjetër.

Për aktivitetet biznesore, atyre iu duhej një zyrë në Prishtinë, të cilën do të provonin ta gjenin në një nga pronat e Ridvan Muharremit, të akuzuarit nga Prokuroria Speciale për aferën e Rezervave Shtetërore.

“Dëshmitari [Nezir Idrizi, v.j] thekson se pas kësaj ide të Tomasit, vet dëshmitari i kishte kërkuar Ridvan Muharemit një objekt me qira për ta hapur një zyre në bashkupunim me Tomasin. Në vazhdim dëshmitari thekson se me Ridvan Muharemin ishin njohur rastësisht kur kishte qenë në lokalin e tij ‘Bukë e Zemër’, kohë më parë, para se të kontaktonin edhe me Tomasin”, ka dëshmuar Nezir Idrizi në Prokurori.


Dosja e Prokurorisë për Rezervat Shtetërore
Në dëshminë e dhënë prokurorëve specialë Valdet Gashi e Milot Krasniqi, Nezir Idrizi ka dëshmuar se disa kohë pasi kishin negociuar për marrjen me qera të një lokali në pronësi të Ridvan Muharremit, pronari i restorantit ‘Bukë e Zemër’ e kishte telefonuar atë. I kishte kërkuar ta vendoste në kontakt me Tokarskin “për një ofertë pune”.

Oferta e punës ndërlidhej me furnizimin e Rezervave Shtetërore me vaj dhe sheqer.

“Pas bisedës që kemi pasur lidhur me mundësinë e marrjes me qira të lokalit, pas disa muajve Ridvani më ka thirr në telefon dhe më tha se, a ke ende kontakt me polakët, sepse jam i interesuar për produkte të vajit dhe sheqerit, sepse e kam një ofertë pune, ndërsa unë pastaj e kam takuar Ridvanin dhe ia kam dhënë vizitkartën e Tomas Tokarskit dhe gjatë këtij takimi me Ridvanin ne kemi diskutuar rreth vajit dhe sheqerit dhe mundësit e angazhimit të Tomasit për ta bërë ketë furnizim”, ka rrëfyer Nezir Idrizi.

Në Prokurori, Idrizi ka pretenduar se asnjëherë nuk është përfshirë në negociatat për kontratën e Tokarskit me Ministrisë së Tregtisë për vajin dhe sheqerin.

Negociatat për blerjen e vajit dhe sheqerit ishin zhvilluar në mes të ortakut të tij biznesor nga Polonia dhe Ridvan Muharemit, sipas dëshmisë së Idrizit.

Roli i tij ka qenë vetëm “përkthimi atëherë kur më kërkohej nga Tomasi”, ka pretenduar ai.

Ai ka thënë se pasi kontrata kishte dështuar të përmbushej ishte kontaktuar nga Hafiz Gara, drejtori i Departamentit për Rezerva Shtetërore në MINT, i cili i kishte kërkuar që të dëgjohej me ortakun e tij polak që e kishte mashtruar shtetin.

Pas kontaktit me Garën, Idrizi ka dëshmuar se kishte kontaktuar me Tokarskin për të kuptuar pse nuk po zbatohej kontrata.

“I njëjti [Tokarski, v.j] i kishte thenë Idrizit ‘nuk mund ta sjell mallin në Kosovë për shkak se kostoja është dyfishuar’ dhe kishte kërkuar që nëse eshtë e munduar me shty afatin, se ndoshta stabilizohet tregu dhe krijohet mundësia për të sjell produktet në çmimin e kontraktuar”, sipas dëshmisë së Idrizit në Prokurori.

Ai ka rrëfyer se negociatat për blerjen e vajit dhe sheqerit ishin zhvilluar në mes te Tomasit dhe Ridvan Muharemit, ndërsa roli i vet dëshmitarit ishte përkthimi atëherë kur i kërkohej nga Tomasi.

Në pyetjen e prokurorisë, se në çmimin e përcaktuar në kontratë për blerjen e vajit dhe sheqerit, a ishte i përfshirë edhe transporti deri në destinacion final në Kosovë, ka deklaruar: “Po, kjo është e saktë, sepse këtë e kam diskutuar edhe me Tomasin dhe marrëveshja ka qenë që në këtë çmim të përfshihet edhe transporti i mallit”.


Dosja e Prokurorisë për Rezervat Shtetërore
Në fund të dëshmisë së tij në Prokurori, Idrizi ka zbuluar se ortaku i tij i biznesit, biznesmeni Tomasz Tokarski ka vdekur në shtator të vitit 2023, në mesin e mosmarrëveshjeve me Ministrinë e Tregtisë për kontratën e vajit dhe sheqerit.

Sipas Idrizit, Tokarski për një periudhë kohore është përballur me sëmundjen e kancerit.

Rreth një muaj para se të ndërronte jetë, Tokarski ishte paditur nga Ministria e Tregtisë për mospërmbushjen e kontratës për vaj dhe sheqer.

Prokuroria Speciale ka ngritur të enjten aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdarit, zëvendësekretarit të MINT, Irfan Lipovica, drejtorit të Departamentit të Rezervave Shtetërore, Hafiz Gara dhe biznesmenit Ridvan Muharremi.

Hajdari dhe dy zyrtarët e MINT-it akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare për rastin e Rezervave Shtetërore, si dhe për zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Afaristi i afërt me pushtetin e Vetëvendosjes, Ridvan Muharremi akuzohet nga Prokuroria për ndihmë në kryerje të veprës penale ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare.’

Ata dyshohen për implikim në negocimin dhe dhënien e kontratave për furnizim të Rezervave Shtetërore me mallra, një pjesë e madhe e të cilave nuk erdhën kurrë në destinacion: deponë e Rezervave Shtetërore.

Një ekspertizë e Prokurorisë Speciale dëshmon se me veprimet e tyre, të akuzuarit e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 2.9 milionë euro.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë