Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dëshmon viktima e grupit te “Currit”, tregon për kamatat që pagoi- u detyrua të mbyllet dhe në zyre

29/04/2025 - 20:11
në Lajme
A A
Dëshmon viktima e grupit te “Currit”, tregon për kamatat që pagoi- u detyrua të mbyllet dhe në zyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në gjykimin ndaj Ismet Osmanit i njohur me nofkën “Curri” dhe të tjerëve, të akuzuar për fajde dhe detyrim, të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë vazhdoi dëshminë i dëmtuari Faton Dalladaku, i cili tregoi se si në një rast, i kishin shkuar në zyrë tani të akuzuarit Ismet Osmani, Ilir Bojku dhe Sami Nika, e që për të mos e parë ishte futur në banjo të zyrës. Sipas tij, të akuzuarit- të cilët nuk e kishin ditur që ishte ai aty, e kishin mbyllur zyrën me çelës, duke mbetur Dalladaku i mbyllur brenda.

“…domethënë kanë ardhë pa paralajmërim në formë brutale, të vrullshme dhe thjesht e kanë zaptu zyrën time,… kanë dalë nga zyrat e kanë dorëzuar çelësin që e kanë marrë Ismet Osmani, Sami Nika, i është bashkëngjitur Ilir Bojku që kishte qëndruar te hyrja e zyrës për të siguruar këtë veprim të dhunshëm”, deklaroi Dalladaku.

Në këtë rast, Ismet Osmani- Curri, Sami Nika, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani akuzohen për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”. Ndërkaq, i akuzuari Adil Thaqi ngarkohet me veprën penale “Mashtrimi”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas të dëmtuarit, para se të mbyllej zyra, të akuzuarit i kishin detyruar punëtorët e zyrës të shkojnë në një restaurant, duke ju thënë që të shkojë Fatoni të paguajë atyre borxhin dhe ua japin çelësin.

Dalladaku, i cili e filloi dëshminë të hënën më 28 prill, tha se personi Rrahim Hashimi me të kuptuar se e kanë marrë çelësin e zyrës Osmani, Bojku dhe Nika nga punëtorët, i nervozuar kishte thënë se si guxuan ta bëjnë një gjë të tillë pasi që borxh u ka pasur ai personalisht atyre.

“Shprehu nevrikosje të madhe dhe duke më shprehur keqardhje, tha që këta kriminelë do ta paguajnë çka kanë bërë sonte. Nuk kanë guxuar që ndaj teje të sillen kështu”, deklaroi Dalladaku.

Sipas tij, personi Islam Selimi- që e kishte shok, e kishte marrë çelësin nga Osmani, Bojku dhe Nika, dhe me të kishte shkuar dhe i kishe hapur zyrën, duke iu drejtuar me fjalët “mos ke frikë”.

“Kur e ka marrë çelësin Islam Selimi, e ka hap zyrën time dhe derisa isha në tualet e dëgjova zërin e tij tu than Faton, Islami jam mos ke frikë prej askujt”, shtoi Dalladaku.

Dalladaku tha se me të akuzuarit Osmani, Nika, dhe Bojku ishin takuar në një kafene në Prishtinë së bashku edhe me Selimin, dhe më pastaj të njëjtit i kishin thënë se në rast se Rrahim Hashimi pohon borxhin që ka ndaj tyre, do t’i lirohen pronat.

Mirëpo, sipas tij, në atë takim nuk kishte shkuar Rrahim Hashimi. Në atë takim, ai thotë se i akuzuari Nika ishte acaruar dhe i ishte drejtuar me fjalët se “shtëpinë e lënë si garancion e rrafshon”.

Mirëpo, Dalladaku tregoi se i ishte përgjigjur Nikës, duke i thënë se shtëpinë mund ta shkel me makineri, por se nga ajo nuk del. Sipas tij, pas kësaj Nika i ishte vërsuluar për ta sulmuar.

“Unë ju përgjigja, i thash, mundesh me më mbyt, me më shkel me bullduzher, shtëpinë nuk e lëshoj. Pastaj, m’u vërsul dhe deshi me më sulmu fizikisht”, deklaroi Dalladaku.

I dëmtuari rrëfeu edhe një takim në qytetin e Tiranës dhe në atë Vlorës, mes tij, Ismet Osmanit, Islam Selmit, Rrahim Hashimit, e që ky i fundit, sipas tij, edhe përkundër që Osmanit i kishte pohuar borxhin që ka, sipas Dalladakut, i akuzuari Osmani nuk kishte folur ashtu siç ishte deklaruar në takimin në Prishtinë.

“Kurse në takimin në Tiranë, respektivisht në Vlorë, dy takimet çuditërisht nuk është kërkuar apo përmendur…Rrahimi tërë kohën e ka përmend se borxhin do ta shlyejmë…”, tha Dalladaku.

Ai rrëfeu se kamata mujore për gjashtë muaj ndaj Osmanit, Nikës dhe Bojkut ishte prej 24 mijë e 500 euro, por se më pas të njëjtën për hatër të Islam Selimit ia kishin ulur në 15 mijë euro.

Më pas, seanca u ndërpre me kërkesë të vetë Dalladakut, me arsyetimin se është i lodhur nga mëngjesi me dhënie të dëshmisë dhe se ka disa probleme shëndetësore.

Një kërkesë të tillë, nuk e kundërshtuan palët, kurse e aprovoi trupi gjykues, për të vazhduar seanca në muajt në vazhdim.

Ismet Osmani i njohur si “Curri”, ishte dorëzuar më 19 nëntor 2024 në Prokurorinë Themelore të Prishtinës për rastin ku po kërkohej për tentim vrasje dhe të njëjtit më pas i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak. Kurse, nga 17 shkurti 2025 gjendet në liri, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka bërë kërkesë për vazhdim të masës së sigurisë.

Kurse, në rastin ku po akuzohet për fajde, “Curri” kishte munguar në seancën e 1 korrikut 2024, për çka Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë vendim për t’ia revokuar masën e dorëzanisë prej 50 mijë euro.

Por, Gjykata e Apelit pas kthimit dy herë në rivendosje, herën e tretë kishte vendosur të lë në fuqi masën e dorëzanisë, duke iu besuar premtimeve të avokatit se Curri do paraqitej në seancën e caktuar më 8 tetor.

Në këtë rast, Ismet Osmani-Curri, Sami Nika, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani akuzohen për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”. Ndërkaq, i akuzuari Adil Thaqi ngarkohet me veprën penale “Mashtrimi”.

Avokati i “Currit”, Besnik Berisha kishte kërkuar përjashtimin e kryetares se trupit Gjykues, Medie Bytyqit. Mirëpo, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit. Këtë kërkesë, e refuzoi edhe Apeli.

JU REKOMANDOJMË

Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit
Kryesore

Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit

02/07/2025 - 01:23
Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti
Lajme

Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti

02/07/2025 - 01:21
Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike
Kryesore

Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike

02/07/2025 - 01:17
Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?
Lajme

Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?

01/07/2025 - 22:56
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Lajme

Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës

01/07/2025 - 22:41
Takimi i Osmanit me liderët e partive/ Kastrati skeptik për zgjidhje: Duhet të ndërmerren masa – të bëhen dhe protesta
Lajme

Takimi i Osmanit me liderët e partive/ Kastrati skeptik për zgjidhje: Duhet të ndërmerren masa – të bëhen dhe protesta

01/07/2025 - 22:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ahmet Musa që po synon ndërtimin e kishës në Bajgorë i mbulohet vajza: Derisa ta mbashë shaminë nuk ke të drejtë të më quash baba!

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nis puna për ndërtimin e Urës së re mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e jugut me të veriut

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vllasi: Për qeveri, Kurti duhet të gjejë partnerin për koalicion, e që është kjo parti

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Policia ndalon 6 persona gjatë vendosjes së gurthemeleve për urat mbi lumin Ibër

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë