Kuvendi Komunal i Mitrovicës po mbanë mbledhjen e rregullt, ku pikë e rendit të ditës është edhe raporti financiar i komunës për periudhën 1 janar deri 30 qershor 2023.
Veriu.info ka siguruar raportin financiar, ku shihet se disa prej drejtori ka ngecje të mëdha në investime kapitale në gjashtë muajt e parë të vitit.
Nga totali i investimeve kapitale të parapara nga komuna e Mitrovicës për vitin 2023, në gjashtë muajt e parë janë investuar vetëm 11% e tyre, që është përqindje mjaftë e vogël (Shih tabelen e mëposhtme)
Ndër drejtoritë me performancën më të dobët është edhe Drejtoria e Arsimit e udhëhequr nga drejtoresha Drita Kadriu.
Nga raporti i dërguar sot para asamblistëve të Kuvendit Komunal, shihet se Drejtoria e Arsimit nga 1 milion e 191 mijë euro, nuk ka shpenzuar asnjë cent për investime kapitale.
Kujtojmë se shkollat e Mitrovicës me të cilat menaxhon Drejtoria e Arsimit kanë nevojë mjaftë shumë për investime kapitale, duke filluar nga rregullimi i tualeteve për nxënës e deri të digjitalizimi i tërësishëm i tyre.
Se si drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu nuk ka arritur të shpenzoj asnjë euro, të paktën për rregullimin e tualeteve mund ta dijë ajo dhe bashkëpuntorët e saj!
Ndryshe, Veriu.info kishte raportuar muaj më parë për ankesat e prindërve për gjendjen e rëndë të tualeteve të shkollës Eqrem Qabej, gjendje e ngjashme e cila është edhe në disa shkolla tjera.














