Ka dështuar edhe tentimi 49-të për konstituimin e parlamentit.
Ndryshe, sot deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, deklaroi se sot mund të ketë takim ndërmjet Albin Kurtit dhe Fatmir Limaj.
Ajo tha se kjo është mundësia e fundit, që të arrihet një marrëveshje dhe të dilet nga ngërçi.