Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

21/03/2026 - 16:16
në Lajme
A A
Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi në largim i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori, Aivo Orav, deklaroi se periudha e masave ndëshkuese ndaj Kosovës ka përfunduar, duke hapur rrugë për një fazë të re bashkëpunimi dhe angazhimi ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit.

Orav në një bashkëbisedim me gazetarë ka theksuar se tashmë ekziston gatishmëri nga ana e BE-së për të avancuar me projekte dhe programe konkrete, ndërsa ka përmendur edhe krijimin e një momentumi të ri bashkëpunimi, veçmas pas marrëveshjes për Ligjin për të huajt, ku u bënë disa lëshime për serbët lokalë në Kosovë.

Sipas tij, një ndër pengesat kryesore për largimin e masave ka qenë nevoja për konsensus të plotë mes shteteve anëtare të BE-së, çka ka zgjatur procesin. Megjithatë, ai ka vlerësuar përputhjen e politikës së jashtme të Kosovës me atë të BE-së, veçanërisht në raport me sanksionet.

Orav: Masat tashmë kapitull i mbyllur

“Masat kanë mbetur prapa nesh tani dhe tani duhet të fillojmë të ecim përpara. Në fakt, ka zhvillime pozitive që kanë ndodhur edhe gjatë këtij gjysmëviti. Ne në Bashkimin Evropian jemi gati të angazhohemi, të ecim përpara, dhe shpresojmë shumë se së shpejti do të zgjidhet edhe presidenti apo presidentja. Të paktën do të kemi sqarim se çfarë do të ndodhë. Por ky kapitulli i masave ndëshkuese është prapa nesh dhe ne jemi të gatshëm të angazhohemi në programe dhe projekte të reja me Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur. Problemi ka qenë se ne është dashur të kemi konsensusin e të gjitha vendeve anëtare dhe kjo mori ca kohë. E vlerësoj shumë atë çfarë bën Kosova në fushën e politikës së jashtme dhe që e harmonizon politikën e saj me Bashkimin Evropian sa i përket sanksioneve, sa i përket politikës së jashtme dhe çështjeve që kanë të bëjnë me të. Dhe tani besoj fuqishëm se mund të ecim përpara së bashku, të shikojmë drejt të ardhmes dhe shpresojmë shumë se ky hutim apo konfuzion politik do të sqarohet shumë shpejt dhe do të keni një partner shumë të mirë në këtë proces”, deklaroi ai.

Pa lëvizje në aplikimin për status kandidat

Duke folur për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Orav ka bërë të ditur se ai ende nuk është shqyrtuar, pikërisht për shkak të kontekstit të mëparshëm të masave ndëshkuese.

Ai ka theksuar se zhvillimet e fundit, përfshirë marrëveshjen e 14 marsit, mund të krijojnë momentum të ri politik brenda vendeve anëtare.

Pa lëvizje në aplikimin për status kandidat

“Aplikacioni për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian nuk është trajtuar në proces. Një prej arsyeve ka qenë se në njërën anë nëse ka masa ndëshkuese ndaj Kosovës, në anën tjetër është e vështirë që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të fillojnë procesin në diçka. Tani, kur mund të themi se këto masa janë prapa nesh, shpresojmë se do të ketë edhe dinamika të reja. Nuk mund të flas këtu në emër të të gjitha vendeve anëtare, por tani kjo marrëveshje e 14 marsit me siguri i jep frymëzim shumë vendeve anëtare se si të trajtojnë këtë çështje në të ardhmen e afërt”, shtoi ai.

BE kërkon drejtësi për Banjskën

Sa i përket sulmit terrorist të vitit 2023 në Banjska, ai ka përsëritur qëndrimin e BE-së se përgjegjësit, përfshirë Milan Radojiçiqdhe të tjerët, duhet të dalin para drejtësisë.

Orav ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, si në aspektin financiar ashtu edhe në proceset reformuese, të cilat i cilësoi si kyçe për afrimin me standardet evropiane.

“Sa i përket sulmit në Banjskë, Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë, kryesit duhet të sillen para drejtësisë. Këtu nuk janë vetëm fjalë, kjo duhet të bëhet. Dhe një ditë do të bëhet, do të ndodhë. Tani, frustrimi me Bashkimin Evropian, ne kemi dëgjuar këtë edhe në shumë vende të tjera. Bashkimi Evropian është këtu, Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbetet këtu, për aq sa, derisa ju të jeni në Bashkimin Evropian. Ne jemi duke punuar bashkërisht, jemi duke ju ndihmuar ju dhe popullit tuaj aq sa mundemi. E bëjmë këtë financiarisht. Prapë, në komunikimin tonë ne themi se miliona e miliona hyjnë këtu, por këto para janë të nevojshme për të bërë reformat, për ta përmirësuar vendin, për ta bërë atë të pranueshëm për Bashkimin Evropian”, deklaroi ai.

Dialogu pa alternativa

Në kontekstin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadori i Bashkimit Evropian ka theksuar se komunikimi mbetet i domosdoshëm.

Ai ka përmendur edhe ndërmjetësimin e Kaja Kallas, duke nënvizuar se refuzimi i pjesëmarrjes në takime nga liderët do të ishte i pakuptimtë, duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq

Sipas Orav, takimet e nivelit të lartë duhet të jenë të parapërgatitura mirë dhe të synojnë rezultate konkrete, në mënyrë që procesi i dialogut të prodhojë avancime reale.

“Sigurisht, kjo duhet të ndodhë dhe për mua është shumë e vështirë të paramendoj që Kaja Kallas të ftojë presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti dhe të takohen diku në proces dhe pastaj përgjigjja të jetë jo, më fal, nuk do të vij në atë takim nga ndonjëri prej tyre. Sepse nëse nuk flasim me njëri tjetrin, është e pamundur të zgjidhet ndonjë problem. I kuptoj plotësisht problemet që i përmendët lidhur me sulmin në Banjskë, lidhur me mungesën e nënshkrimit të marrëveshjes, por këto çështje mund të diskutohen. Nëse nuk diskutohen dhe bëhen parakusht, atëherë nuk arrihet asgjë. Ky 14 mars ishte një shembull shumë i mirë. Kemi dëgjuar edhe për vënien e kushteve se kjo duhet të bëhet fillimisht, por megjithatë u arrit marrëveshja. Deri më tani nuk ka qenë e mundur që të ketë ndonjë takim të nivelit të lartë. Takimet e nivelit të lartë nuk janë vetëm thjesht takime, por duhet të jenë të përgatitura mirë nga diplomatët. Shpresojmë që një takim i tillë kur të zhvillohet, të jetë i suksesshëm dhe të hapë procese të reja për përparim. Kjo marrëveshje e 14 marsit nuk ka qenë marrëveshje e dialogut në kuptimin klasik, por tregon se nëse ka vullnet të mirë, është e mundur të ecet përpara. Duke marrë parasysh shpresën e qytetarëve të Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, nevojiten hapa të guximshëm për të ecur përpara”, theksoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës
24/10/2026 - 03:08

Bordi i Paqes ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), duke theksuar se ajo parasheh mbështetje shtesë për operacionet...

Më shumëDetails

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë
24/10/2026 - 03:06

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Peter Magyar, gjatë vizitës së saj në këtë shtet, ku ka marrë pjesë edhe në shfaqjen solemne...

Më shumëDetails

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua
23/10/2026 - 22:57

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave të saj në Kosovë dhe në mërgatë, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për...

Më shumëDetails

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente
23/10/2026 - 22:34

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard, qëndruan aty disa orë pa krijuar incidente me...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet
23/10/2026 - 22:24

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucioni që drejton do të vendosë nëse do të ketë ose jo Ligj për Gjykatën Speciale, kjo pas...

Më shumëDetails

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet
23/10/2026 - 22:11

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nisur rrugëtimin e tyre në shërbim të Republikës së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • “Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë