Të premten u raportua si i zhdukur, por të dielën në mbrëmje gjendet pa shenja jete në afërsi të lumit Ibër në Mitrovicën e Veriut.Bëhet fjalë për S.N, 53 vjeçar i cili u gjet nga Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim.Policia ka njoftuar sot se “njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës“.Sipas policisë, me urdhër të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë“.
Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....
Më shumëDetails











