
Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi të shtunën në Përmet pasi djali mbyti nënën e tij. Gazetarja Dorina Muhaj përcolli gjatë një lidhje direkte në Klan News detaje të reja nga kjo tragjedi. Rasti tronditi opinionin publik.Gazetarja ishte pak metra larg banesës së familjes Muhollari nga ku djali, Albi, vetëm 24 vjeç ia mori jetën nënës duke e mbytur me plastmas. Sipas saj, në banesë në momentin e ngjarjes kanë qenë vetëm viktima dhe autori. Fqinjët nuk kanë dëgjuar asgjë. Kur ka shkuar babai, ai është përpjekur të parandalonte krimin, por ishte tepër vonë. Pasi vrau nënën 65-vjeçare, Albi tentoi të arratisej, por u kap shumë shpejt nga policia.I riu kishte shfaqur prej disa ditësh probleme të shëndetit mendor. Ajo që bëhet e ditur është se ai kishte studiuar në Amerikë dhe ishte kthyer në shtëpi prej 4 ditësh. Babai i tij është munduar që të kërkojë ndihmë, pasi i kishte vënë re problematikat tek i biri, por sipas dëshmive, nuk kishte arritur të merrte një firmë mjeku që djali të trajtohej me ndihmën mjekësore. Sipas dëshmitarëve, autori i kësaj ngjarje të rëndë ishte student ekselent, por që në adoleshencë kishte shfaqur shenja agresiviteti dhe dhune.










