Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Devolli Corporation dhe CNN përgatiten të sjellin D1 -Një kapitull i ri për gazetarinë në Kosovë dhe audiencën shqipfolëse në Maqedoninë e Veriut

31/07/2026 - 20:24
në Lajme
A A
Devolli Corporation dhe CNN përgatiten të sjellin D1 -Një kapitull i ri për gazetarinë në Kosovë dhe audiencën shqipfolëse në Maqedoninë e Veriut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas muajsh përgatitjesh intensive dhe bashkëpunimi të ngushtë me CNN, Devolli Corporation po hyn në fazën përfundimtare të njërit prej projekteve mediatike më ambicioze të ndërmarra ndonjëherë në rajon.

D1, televizioni ekskluziv i lidhur me CNN për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, do të nisë së shpejti transmetimet, duke vendosur një standard të ri për gazetarinë dhe informacionin e besueshëm.

Vizioni mbi të cilin është ndërtuar D1 mbështetet në një bindje të thjeshtë: qytetarët meritojnë një organizatë mediatike të cilës mund t’i besojnë. Në një kohë kur informacioni qarkullon më shpejt se kurrë, nevoja për gazetari të pavarur, të saktë dhe të përgjegjshme
nuk ka qenë kurrë më e madhe. D1 ndërtohet mbi parimet e fakteve mbi zhurmën, verifikimit mbi spekulimin dhe interesit publik mbi çdo interes tjetër.

Partneriteti me CNN, një prej organizatave më të respektuara dhe më me ndikim të lajmeve në botë, përfaqëson shumë më tepër sesa një bashkëpunim ndërkombëtar. Ai krijon mundësinë për ta ngritur gazetarinë në Kosovë dhe për audiencën shqipfolëse në Maqedoninë e Veriut në një nivel të ri, duke sjellë standarde editoriale të klasit botëror, teknologji moderne transmetimi dhe një kulturë të raportimit të përgjegjshëm.

Me seli në Prishtinë dhe me një rrjet në zgjerim gazetarësh e korrespondentësh në Kosovë,
Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, rajonin e Ballkanit dhe qendra të rëndësishme ndërkombëtare, D1 do të ofrojë mbulim të shpejtë, të saktë dhe të balancuar për ngjarjet që kanë më shumë rëndësi. Kanali do të ndërthurë raportimin origjinal lokal me programe dhe përmbajtje informative të përzgjedhura të CNN, të përkthyera profesionalisht në gjuhën shqipe.

“Që nga dita e parë, ambicia jonë nuk ka qenë thjesht të hapim një kanal tjetër televiziv.
Synimi ynë ka qenë të ndërtojmë një institucion mediatik të besueshëm, që fiton besimin e publikut çdo ditë përmes profesionalizmit, pavarësisë editoriale dhe përkushtimit të palëkundur ndaj së vërtetës. Partneriteti ynë me CNN na jep mundësinë të ndërtojmë një organizatë mediatike që do të shërbejë si pikë referimi për lajmin dhe informacionin në Kosovë dhe për audiencën shqipfolëse në Maqedoninë e Veriut,” u shpreh Shkëlqim Devolli, aksionar i Devolli Corporation.

“Qasja në lajme të besueshme dhe të verifikuara është thelbësore dhe ne jemi krenarë që po e nisim këtë partneritet me Devolli Corporation. D1 i bashkohet rrjetit global të partnerëve të CNN, shërbimit informativ më të përdorur në botë, duke përfituar ekspertizë përmes konsulencës, trajnimeve dhe infrastrukturës, për të garantuar standardet më të larta në përputhje me markën e njohur globalisht të CNN.

Presim me entuziazëm nisjen e transmetimeve të D1, që do t’u ofrojë audiencave në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut raportim të besueshëm 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar në një botë që ndryshon me shpejtësi,” tha Kostas Oikonomou, Zëvendëspresident i Lartë për Shitjen Globale të Përmbajtjes dhe Partneritetet Strategjike në CNN International Commercial.

Gjatë muajve të fundit, ekipet e Devolli Corporation dhe CNN kanë punuar krah për krah për ndërtimin e redaksisë, trajnimin e gazetarëve, zhvillimin e proceseve editoriale dhe
implementimin e teknologjisë më të avancuar të transmetimit. Çdo aspekt i projektit është
projektuar me një objektiv të vetëm: krijimin e një organizate moderne, të besueshme dhe të orientuar plotësisht drejt interesit publik.

Me nisjen e transmetimeve, D1 synon të bëhet televizioni kryesor informativ në Kosovë dhe
një nga organizatat mediatike më të respektuara në rajon, duke ofruar lajme 24 orë në ditë, analiza të thelluara, raportime ekskluzive dhe histori që pasqyrojnë jetën, sfidat dhe arritjet e komuniteteve tona.

Nisja e D1 është shumë më tepër sesa debutimi i një kanali të ri televiziv. Ajo shënon fillimin e një vizioni të ri për gazetarinë – një gazetari që informon me integritet, ndërton besimin e publikut dhe u shërben qytetarëve me përgjegjësi.

D1 do të nisë së shpejti transmetimet. Dhe bashkë me të, fillon një epokë e re e gazetarisë
në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Pamje nga brenda Kuvendit të LDK-së: Abdixhiku publikon momentin e rizgjedhjes

Pamje nga brenda Kuvendit të LDK-së: Abdixhiku publikon momentin e rizgjedhjes
31/07/2026 - 20:21

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga fjalimi që mbajti në Kuvendin e partisë, ku u rikonfirmua në...

Më shumëDetails

MPJ e Shqipërisë reagon për gërmimet në Kalludër: Qëndrojmë përkrah Kosovës

MPJ e Shqipërisë reagon për gërmimet në Kalludër: Qëndrojmë përkrah Kosovës
31/07/2026 - 20:11

Teksa në fshatin Kalludër të Zubin Potokut po vazhdojnë gërmimet në një lokacion ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë, Ministria...

Më shumëDetails

Rezoluta kalon me sukses, Senati miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

Rezoluta kalon me sukses, Senati miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri
31/07/2026 - 20:08

Eric Wendt i nominuari për Ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka marrë një votë pozitive në Senat. Ky i fundit ka miratuar një rezolutë procedurale që...

Më shumëDetails

Gjendet municion në vendin ku po kryhen gërmimet për varr masiv

Gjendet municion në vendin ku po kryhen gërmimet për varr masiv
31/07/2026 - 19:45

Është gjendur municion që u takonte forcave serbe në vendin ku po kryhen gërmimet për mbetjet mortore në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin-Potokut, ka raportuar...

Më shumëDetails

Rama: Trump do të mbrohet nga dronët “Made in Albania” gjatë samitit të NATO-s

“Pse po rezistoni, a keni frikë nga Administrata amerikane”, Rama për Corriere della Sera: S’kam frikë as nga ajo as nga turma
31/07/2026 - 19:42

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë Samitit të NATO-s, që do të mbahet në Tiranë, mbrojtja e hapësirës ajrore do të realizohet me...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës në Zvicër, Shasime Osmani

Kurti pret në takim deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës në Zvicër, Shasime Osmani
31/07/2026 - 19:40

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputeten me origjinë shqiptare në Parlamentin e Kantonit të Bernës, Shasime Osmani, e zgjedhur nga radhët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë