Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dhëndrri i Ermalit tregon detajisht si erdhi deri te vdekja e 26 vjeçarit mitrovicas

16/01/2022 - 14:30
në Lajme
A A
Dhëndrri i Ermalit tregon detajisht si erdhi deri te vdekja e 26 vjeçarit mitrovicas
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ermal Delija është mitrovicasi i cili dje vdiq si pasojë e lëndimeve trupore që kishte marrë muaj më parë.

E për këtë vdekje dhe për momentin si erdhi deri tek vdekja u interesuan shumë qytetarë.

Dhëndrri i Ermalit, përmes një postimi në Facebook ka treguar në detaje se si erdhi deri tek momenti i vdekjes.

Postimi i plotë:

Për të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe të gjithë Kosovës.

Ermal Delija,26 vjeçari mitrovicas ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 23:00 në QKUK në Emergjencë.
Ermali para disa muajve është sulmuar fizikisht në befasi nga një person i cili ka qenë i shoqëruar nga dikush,ku sulmuesi e ka goditur Ermalin në kokë dhe i ka shkaktuar plagë të rëndë,me të rënë në tokë Ermali është lënduar edhe më shumë si pasojë e rënjes me kokë në trotuar të rrugës.

Me anë të autoambulancës Ermali atë natë është dërguar në QKUK pa vetëdije në gjendje kome,pastaj është trajtuar tutje në repartin intenziv të QKUK-së për rreth një muaj.Në bazë të inqizimeve CT dhe analizave të thella,Ermali ka rezultuar me dy hemorragji celebrale në tru,si pasojë e goditjeve të rënda nga sulmuesi.

Ermali për dy javë e më shumë ka qëndruar në gjendje kome duke u trajtuar intenzivisht me oksigjen dhe terapi përkatëse.Pasiqë u zgjua nga koma,Ermali kishte humbur rreth 50% të peshës trupore dhe nuk mund të ushqehej vetë përmes gojës por vetëm me infuzione e mënyra tjera nga mjekët.

Pasi që hemorragjia celebrale i tërhiqet dhe mjekët e konstatojnë se mund të lirohet nga spitali atëher me anë të fletlëshimit nga QKUK Ermali lirohet për në shtëpi ku edhe më tutje vazhdon të marrë terapinë e caktuar nga mjekët në QKUK.

Ermali tejet i lodhur dhe me imunitet pothuajse zero fillon ti shfaqet një problem me frymëmarrje,dhe gjendja shumë shpejt shkoi duke iu keqësuar. Si pasojë e këtij problemi Ermali pa mbërrirë me shku në spital i bie të fikët në shtëpinë e tij si pasojë e mosfurnizimit të mjaftueshëm me oksigjen në tru.

Në atë moment Ermalin e marrin motrat me nënën dhe me disa nga fqinjët e tyre dhe e dërgojnë në Spitalin e Mitrovicës nga ku dërgohet për në QKUK me autoambulancë.Mjekët aty e konstatojnë se Ermalit iu ka shfaqur një infeksion dhe enjtje në kanalin e frymëmarrjes dhe vendosin ta operojnë,por atij fillon ti ulet pulsi e zemrës në mënyrë rapide dhe pas dhënjes së adrenalinës ai prap nuk mundi të mbijetoj.

Ermali vdiq mbrëmë me dt. 15.01.2022 si pasojë e mosfurnizimit me oksigjen në tru e cila i erdhi si pasojë e gjendjes fillestare që kishte.

Kjo është historia tragjike e Ermalit,djalë i vetëm i nanës Elheme dhe vëlla i vetëm i tri motrave,Ermirës,Elvirës dhe Erblinës, të cilave ua ndali në gjysmë ëndrrën për ta martuar me dasëm e krushqi vëllanë e vetëm që kishin.
Zoti ua qoftë durimin dhe shëndetin familjes së Ermalit,miqëve dhe shokëve dhe tërë Mitrovicës,e ata që u bënë shkaktarë për këtë tragjedi e tërë këtë dhimbje,pa kurrfarë asrye bindëse por nga mëria e vetëgjyqësia,shpresojmë te Drejtësia e Organeve Kompetente të Kosovës për të vënë drejtësi dhe natyrisht Zoti ua dhashtë atë që meritojnë!

#DREJTËSI

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë