Në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, po mbahet e pamja në kujtim të Haxhi Thaçit, babai të ish-Presidentit Hashim Thaçi, i cili u nda nga jeta të dielën e 16 marsit.
Vëllai i Thaçit, Gani Thaçi, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa shprehu dhimbjen e familjes për mungesën e Hashim Thaçit.
“Mungesa është e madhe. Së pari është mungesa për prindin, dhimbje e madhe është që nuk është Hashimi, se ky prind i joni na ka rritur, na ka edukuar, na ka frymëzuar, të gjitha na ka dhënë. Tash pas luftës, pas çlirimit, mos me pas mundësi frymën e fundit me dhënë afër djalit, që mos me qenë modest në këtë rast është njeri i madh”, citohet të jetë shprehur ai, shkruan Klan Kosova.