Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vëllai i Haxhi Avdylit plagos aksidentalisht nipin me pushkë ilegale, Prokuroria nis hetimet ndaj tij

19/03/2025 - 19:05
në Kryesore, Lajme
A A
Vëllai i Haxhi Avdylit plagos aksidentalisht nipin me pushkë ilegale, Prokuroria nis hetimet ndaj tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Naser Avdyli, vëllai i deputetit të zgjedhur Haxhi Avdyli nga Lista e Vetëvendosjes, para rreth dy javësh ka plagosur nipin e tij, djalin e Haxhiut, me një armë ilegale. Rasti dyshohet se ndodhi aksidentalisht, por megjithatë për këtë incident nuk njoftoi Policia, as në raportin 24 orësh e as me ndonjë njoftim të veçantë.

Prokuroria Themelore në Prizren tashmë e ka konfirmuar rastin dhe Sinjali sjellë detajet.

Bazuar në informacionet që posedon Gazeta Sinjali, incidenti ka ndodhur më 7 mars, kur i dyshuari Naser Avdyli qëlloi aksidentalisht me një pushkë ajrore nipin e tij.

Fatmirësisht, viktima shpëtoi pa pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa Policia në Prizren u njoftua për rastin.

Nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se lidhur me këtë rast është iniciuar hetimi ndaj të dyshuarit në drejtim të dy veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Arma e përdorur nga i dyshuari është sekuestruar, por që siç duket i njëjti nuk është dërguar në mbajtje lidhur me rastin.

“Referuar kërkesës tuaj, ju njoftojmë se lidhur me rastin prokurori i çështjes pasi që ka marrë informatën nga policia dhe ka siguruar të gjitha provat materiale, ku në bazë të tyre bëhej fjalë për plagosje aksidentale me pushkë ajrore, ka inicuar rast për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Lidhur me këtë rast është sekuestruar pushka ajrore.

Aktualisht, rasti është në punë dhe është në fazën e mbledhjes dhe grumbullimit të provave relevante, të cilat do t’i kontribuojnë ndriçimit të plotë të këtij rasti.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

U la jashtë listës së kryesisë së LDK’së, reagon Driton Selmanaj

U la jashtë listës së kryesisë së LDK’së, reagon Driton Selmanaj
15/04/2026 - 12:43

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka bërë një reagim pasi që u la jashtë listës së kryesisë së re të këtij subjekti politik. Selmanaj...

Më shumëDetails

“Na keni pru njerëz me aktakuza”, “Ti nuk je as gjyqtar as prokuror”: Ferat Shala kapet me Rozeta Hajdarin në Komision

“Na keni pru njerëz me aktakuza”, “Ti nuk je as gjyqtar as prokuror”: Ferat Shala kapet me Rozeta Hajdarin në Komision
15/04/2026 - 12:32

Një përplasje ka ndodhur në Komisionin për Ekonomi. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, është përplasur me deputeten Rozeta Hajdari. Kësaj të fundit ia ka përmendur aktakuzën për rezervat....

Më shumëDetails

Magyar i kërkon dorëheqjen presidentit të Hungarisë

Magyar i kërkon dorëheqjen presidentit të Hungarisë
15/04/2026 - 12:30

Politikani konservator hungarez, Peter Magyar, i cili mori një fitore në zgjedhjet parlamentare të së dielës, njoftoi se i ka kërkuar presidentit Tamas Sulyok të japë dorëheqjen, gjatë...

Më shumëDetails

FSK organizon “Gara e ushtarit më të mirë 2026”, marrin pjesë ekipe nga NATO dhe shtetet partnere

FSK organizon “Gara e ushtarit më të mirë 2026”, marrin pjesë ekipe nga NATO dhe shtetet partnere
15/04/2026 - 12:27

Forca e Sigurisë së Kosovës po realizon garën ndërkombëtare “Gara e ushtarit më të mirë 2026”, ku po marrin pjesë ekipe ushtarake nga vende të NATO-s dhe shtete...

Më shumëDetails

Trump e harron Viktor Orbanin: Peter Magyar është njeri i mirë

Trump e harron Viktor Orbanin: Peter Magyar është njeri i mirë
15/04/2026 - 12:26

Edhe pse bëri fushatë për Viktor Orban, presidenti i Shteteve të Bashkuara e quan Peter Magyar ‘një njeri të mirë’. “Mendoj se do të bëjë një punë të...

Më shumëDetails

Konjufca: Do ta tërheq kandidaturën sapo të bëjnë ndonjë propozim për president

Konjufca: Do ta tërheq kandidaturën sapo të bëjnë ndonjë propozim për president
15/04/2026 - 12:13

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka folur sot për për zgjedhjen e presidentit. Ai tha se negociatat po vazhdojnë dhe zgjidhja, sipas tij, do të varet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • EKSKLUZIVE: Ky është serbi i arrestuar në Leposaviq për krime lufte (Foto)

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Ministria e Kusari Lila nënshkruan kontratë rreth 1 milion euro për parkun industrial në Mitrovicë me kompanitë R & Rukolli, Eteam dhe Begisholli

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia për arrestimin e Peleviqit: Mori pjesë në aksion policor-ushtarak më 1999 në Skenderaj ku u vranë 15 civilë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Të premten seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë