
Tensionet e vazhdueshme në veri të vendit kanë bërë që sot disa automjete të blinduara dhe kamionë transportues të KFOR-it të nisen për në këtë pjesë të vendit, shkruan Veriu.info.
Lexuesit e Veriu.info mëngjesin e sotëm kanë dërguar pamje nga magjitralja Prishtinë Mitrovicë, ku këto automjete të KFOR-it po vinin drejt Mitrovicës.
Kujtojmë që sot janë bëre dhjetë ditë prej që janë vendosur barrikada në rrugën e veriut të cilat kanë pamundësuar edhe qarkullimin e automjeteve në drejtim të dy pikave të kalimit kufitare, Jarinje dhe Bërnjak.
Pak më parë edhe një ekip gazetarë të televizioni Klan Kosova janë sulmuar nga persona të maskuar te barrikada afër fshatit Çabër të Zubin Potokut.
KFOR, Policia e Kosovës dhe EULEX janë duke përcjell nga afër çdo zhvillim në këtë pjesë të Kosovës./Veriu.info












