Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dhjetëra fshatra të Prishtinës qe dy vjet e gjysmë pa ujë të pijshëm e kanalizim, komuna s’ka zgjidhje gjen arsyetime

09/08/2025 - 00:51
në Lajme
A A
Dhjetëra fshatra të Prishtinës qe dy vjet e gjysmë pa ujë të pijshëm e kanalizim, komuna s’ka zgjidhje gjen arsyetime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njëzet e një fshatra të Komunës së Prishtinës prej më shumë se dy vjetësh e gjysmë vazhdojnë të jetojnë pa qasje në ujë të pijshëm dhe pa lidhje me rrjetin e ujësjellësit. Edhe pse kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte premtuar se do ta zgjidhte këtë problem, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret, ndërsa banorët vazhdojnë të përballen me mungesën elementare të ujit.

Ekipi i Gazetës Online Reporteri.net ka vizituar fshatin Marec, një nga fshatrat e prekur nga ky problem. Qytetarët e këtij lokaliteti tregojnë për kushtet e vështira në të cilat jetojnë.

“Qe dy vjet e gjysmë na ujë të pijshëm nuk kemi. Ujin e blejmë,” thotë një qytetar i këtij fshati, i cili shton se, përveç mungesës së ujit, banorët përballen edhe me probleme me rrymën dhe rrugët e parregulluara.

Ai thotë se kanë bërë disa herë kërkesa në Komunën e Prishtinës dhe se, përkundër premtimeve, asgjë nuk është zgjidhur.

Sipas tij, uji që e kanë në dispozicion përdoret vetëm për pastrim dhe ujitjen e bahçeve, ndonëse është i ndotur dhe i rrezikshëm për shëndetin.

“Vetëm para zgjedhjeve vizitohemi nga politikanët,” shton ai, duke shprehur zhgënjimin ndaj mungesës së përkujdesjes institucionale.

Banorët thonë se, për shkak të kushteve të rënda, shumë njerëz janë detyruar ta braktisin fshatin.

Gazeta Online Reporteri.net ka pritur për më shumë se dy javë një përgjigje nga Komuna e Prishtinës lidhur me këtë çështje. Madje, në një përpjekje për të marrë sqarime nga kryetari Përparim Rama, gazetarja Leonora Kolukaj është shtyrë nga një pjesëtare e kabinetit të tij, ndërsa vetë Rama ka përdorur gjuhë seksiste ndaj saj.

Nga ana tjetër pas kësaj pritjeje ka folir  drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli. Ai ka deklaruar se çështja e furnizimit me ujë është në kompetencë të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

“Komuna për katër vite ka investuar në 34 kilometra rrjet të kanalizimit dhe ujësjellësit. Ne do ta arrinim ta realizonim sikur t’i kishim pikat ose zgjidhjet teknike nga ujësjellësi,” ka thënë ai.

Havolli tha se Komuna do të punojë që të gjitha fshatrat të kenë ujë të pijshëm.

JU REKOMANDOJMË

Sala Jashari: Mua më ka ardhë keq për zotëriun, është pasqyrë e Vetëvendosjes

Sala Jashari: Mua më ka ardhë keq për zotëriun, është pasqyrë e Vetëvendosjes
14/08/2026 - 15:47

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, është deklaruar lidhur me konfrontimin që ia bëri një qytetar në Kuvendin e Kosovës, në ditën kur ‘Tempulli i...

Më shumëDetails

Oda Amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës, përgjegjësia kryesore i takon forcës me më shumë mandate

Ndryshimi i masës së sigurisë për produktet serbe, Oda Amerikane mirëpret vendimin e ekzekutivit
14/08/2026 - 15:17

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim të thellë për bllokimin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe për skenat e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigja ndaj Kurtit

Daut Haradinaj tregon cilët emra do t’i votonte për president, për njërin nga ta do të ngritej edhe në këmbë
14/08/2026 - 14:55

Daut Haradinaj nga Aleanca, është deklaruar për situatën e fundit politike në vend, bllokadën institucionale dhe mosvazhdimin e seancave plenare të kuvendit. Haradinaj ka bërë të ditur për...

Më shumëDetails

Kurti flet për “angazhimin” e Haxhiut për zgjidhje, e thotë edhe këtë: S’është duke u kënaqur në zyrën e Presidentes

Kurti flet për “angazhimin” e Haxhiut për zgjidhje, e thotë edhe këtë: S’është duke u kënaqur në zyrën e Presidentes
14/08/2026 - 14:01

Albulena Haxhiu, e cila po e ushtron detyrën e shefes së shtetit, “nuk është duke u kënaqur” në atë karrige, thotë kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,...

Më shumëDetails

Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
14/08/2026 - 13:42

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale ka lëshuar një komunikatë të përbashkët lidhur me arrestimin e gjyqtarit Avdirrahman Gashi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dega Lipjan. Në komunikatën...

Më shumëDetails

Sot u jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve nga Kosova që humbën jetën në aksident në Gjermani

Sot u jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve nga Kosova që humbën jetën në aksident në Gjermani
14/08/2026 - 13:34

Tre mërgimtarët nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani do të varrosen sot. Tahir Tahiri, Gentian Tahiri dhe Laurent Aliu do të përcillen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas 26 vitesh në polici, dhëndrri i Hashim Thaçit largohet nga puna: Do ta mbaj kokën lart

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë