
Një vajzë e mitur nga Ferizaj ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person.
Sipas policisë ajo ishte njoftuar me personin e dyshuar nga rrjetet sociale, i cili pastaj kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të miturës.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq, është bërë e ditur se ende nuk ka të arrestuar për këtë rast.











