Këshilltarja politike e kryeministrit Albin Kurti, Fëllënza Podrimja, ka bërë një reagim në profilin e saj zyrtar në “twitter” e që duket të ketë qenë një kundërpërgjigje për ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, raporton Gazeta Express.
Kjo pasi që diplomati francez në një reagim që ka bërë për gjendjen në veri ka thënë se dialogu është rruga përpara.
Podrimja ka pyetur se si mund të dialogohet pa sundim të ligjit dhe me autorë të akteve terroriste.
“Dialog pa sundim të ligjit? Dialog me autorët e akteve terroriste? Si?”, ka shkruar ajo.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka thënë se ajo çfarë po ndodh në veri është shumë shqetësuese dhe se zgjidhja duhet gjendet përmes dialogut.
“Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese. Dialogu është rruga përpara”, ka shkruar diplomati francez.













