Në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, të shtunën janë djegur dy kamionë dhe një furgon.
Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, teksa sipas ankuesit vlera e dëmit është rreth 15.000 euro.
Dje në vend të ngjarjes ishte ekipi i Veriu.info duke parë nga afër këtë moment.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. 300 Dëshmorët e 1903, Mitrovicë 22.07.2023 – 17:52. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohur, nga zjarri janë përfshirë dy kamion dhe një fugon (kombi). Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 15000 euro. Rasti është duke u hetuar.













